Skip to content

Çmimorja e Stokut ​

Çmimorja e stokut tregon çmimin e çdo artikulli në çdo njësi (depo/pikë shitjeje) dhe lejon ndryshimin e tyre në grup.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Çmimet & Menytë › Çmimorja e Stokut
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Çmimorja e Stokut

Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Çmimorja e Stokut

Çmimorja e Stokut te menyja Artikujt në Finabit Web

Kolonat: Njësia, Barkodi 1 dhe 2, Shifra, Emërtimi, Lloji, Grupi, Çmimi, Çmimi (Pako), Margjina %, Hiq nga lista.

Ndryshimi i çmimeve ​

  1. Filtroni me Kërko… (p.sh. emri i artikullit ose njësia).

  2. Shkruani çmimin e ri direkt te kolona Çmimi (ose Çmimi (Pako), Margjina %). Fusha e ndryshuar ngjyroset dhe butoni Ruaj tregon numrin e ndryshimeve, p.sh. Ruaj (1).

    Kërkimi dhe ndryshimi i çmimit te Çmimorja e Stokut
  3. Klikoni Ruaj. Nëse dilni nga faqja pa ruajtur, ndryshimet humbin.

  4. Nëse njësitë kanë arka POS, klikoni Azhuro Marketin që arkat ta marrin çmimin e ri.

Butonat ​

ButoniÇka bën
Azhuro fushatNdryshon një fushë për të gjitha rreshtat e zgjedhur njëherësh.
Importo artikujtShton në çmimore artikuj që mungojnë për një njësi.
Azhuro çmimet nga ExceliNgarkon çmimet nga një skedar Excel.
Printo BarkodetHap Printo Barkodet.
Azhuro MarketinNjofton arkat POS për çmimet e reja (shih Azhuro Marketin).
Hiq nga listaHeq artikullin nga çmimorja e asaj njësie.

Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Çmimorja e Stokut. Lista hapet si tab Çmimorja e Stokut.

Menyja Veglat te tabi Artikujt në Finabit DesktopÇmimorja e Stokut në Finabit Desktop

Lart zgjidhni Numrin e decimaleve dhe Njësinë (--Të gjitha-- ose një njësi). Te Filtrimi kërkoni sipas barcode1, Emërtimit ose Çmimit; me Largo Filtrimin në listë hiqet filtri.

Tabela tregon çdo artikull për çdo njësi: Njësia, barcode1, barcode2, Shifra, Emërtimi, Tipi i Artikullit, Grupi, Çmimi, Çmimi(Pako), Marzhina në (%), Delist etj.

  1. Ndryshoni çmimet direkt në tabelë.
  2. Klikoni Ruaje lart majtas.
  3. Me Azhuro Marketin njoftohen arkat POS për çmimet e reja.

Butonat e tjerë: Azhuro fushat, Eksporto në Excel, Printo Barkodet, Shkarko Çmimet, Rifresko, Printo, Eksporto në Csv, Azhuro çmimet nga Exceli dhe Importo.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit