Tema
Minimumet e Artikujve për Kategori dhe Regjione
Përcakton çmimin minimal të shitjes së një artikulli sipas grupit të partnerit, regjionit dhe sasisë.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Të tjera › Minimumet e Artikujve për Kategori dhe Regjione
- Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Minimumet e Artikujve për Kategori dhe Regjione
Ku gjendet: Artikujt › Të tjera › Minimumet e Artikujve për Kategori dhe Regjione

Kolonat: Artikulli, Grupi i Partnerit, Regjioni, Sasia prej, Sasia deri, Çmimi min. Tabela redaktohet direkt; Rifresko e rilexon nga serveri.
Hapat
Klikoni Shto rresht. Poshtë shtohet një rresht bosh.
Zgjidhni Artikullin, pastaj te Grupi i Partnerit dhe Regjioni zgjidhni vlerat nga lista (Zgjidh rreshtin).

Shkruani intervalin e sasisë (Sasia prej, Sasia deri) dhe Çmimin min. Ikona e koshit e heq rreshtin.
Klikoni Ruaj.
Kujdes
Ruaj e zëvendëson tërë tabelën me rreshtat që shihen në ekran, njësoj si në Desktop. Rreshti që e hiqni me koshin fshihet pas ruajtjes.
Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Minimumet e Artikujve për Kategori dhe Regjione. Lista hapet si tab Minimumet e Artikujve per Kategori dhe Regjione.


Kolonat: Shifra, Emertimi, Grupi i Partnerit, Regjioni, Sasia prej, Sasia deri, Cmimi min.
- Në tabelë shkruani për artikullin grupin e partnerit, regjionin, intervalin e sasisë dhe çmimin minimal.
- Klikoni Ruaj lart majtas.