Skip to content
I testuar🔑 sales/s-orderTestuar më 30.09.2026Hape formën në Finabit Web ↗

Fletëporositë e shitjes ​

Fletëporosia regjistron porosinë e konsumatorit para shitjes. Nuk ul stokun dhe nuk krijon borxh.

Ku gjendet: Shitjet › Dokumentet › Fletëporositë e shitjes

Fletëporosi e re e shitjes

Hapat ​

  1. + I ri.
  2. Zgjidhni Konsumatorin, Njësinë dhe, nëse dëshironi, Porositësin.
  3. Shtoni artikujt e porositur me sasi dhe çmim.
  4. Ruaj.

Forma ​

Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e shitjes:

  • Të dhënat e faturës (Konsumator, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës) dhe Trego më shumë për fushat shtesë (valuta, punëtori, vërejtje…).
  • Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin. Tab në rreshtin e fundit ose F9 shton rresht të ri.
  • Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat.
  • Të dhëna shtesë: informatat e eksportit dhe dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
  • Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.

Për shpjegimin e secilës fushë, shih Faturat e shitjes › Fushat.

Pas ruajtjes ​

Nga lista, Më shumë ka Ndërro Statusin, Analitika dhe Auditimi. Raporti Raportet › Konsumatorët › Detajet e Fletëporosive tregon porositë sipas artikujve.

INFO

Kthimi i fletëporosisë direkt në faturë ende nuk është i disponueshëm në web. Faturën krijojeni me Faturat e shitjes.

Finabit Web · Terabit