Tema
Krahasimi Material-Financiar
Krahason vlerën materiale (stoku) me vlerën financiare (kontabiliteti) për çdo dokument dhe tregon dallimet.
Ku gjendet: Raportet › Financat › Krahasimi Material-Financiar

Hapat
- Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Vitin dhe datat Prej–Deri.
- Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
- Klikoni Rifresko: raporti llogaritet me filtrat e zgjedhur.
- Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
- Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
- Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
- Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.
Opsionet
- Detajizo sipas LLogarive
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Barazo Dallimet | Regjistron rregullimet që barazojnë vlerën materiale me atë financiare. |
| Modifiko | Hap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur. |
| Rikonto | Rikonton dokumentin e rreshtit të zgjedhur (rindërton regjistrimet kontabël të tij). |
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Krahasimi mes vlerës materiale dhe financiare.

Raporti hapet si tab Krahasimi mes Vlerës Materiale dhe Financiare. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri (p.sh. Viti 2026).

Për çdo dokument: Materiale (vlera në depo), Financiare (vlera në kontabilitet) dhe Dallimi; poshtë totalet.
Butonat e listës janë te shiriti Lista: Edito, Vështro, Barazo Dallimet, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela dhe Rikonto.