Skip to content

Grupet/Kategoritë e Partnerëve ​

Lidh një grup partnerësh me një kategori dhe një vlerë për atë kombinim.

Ku gjendet dhe lista ​

Ku gjendet: Kompania › Konsumatorët dhe Furnitorët › Grupet/Kategoritë e Partnerëve

Lista Grupet/Kategoritë e Partnerëve në Finabit Web

Kolonat e listës: Grupi i Partnerit, Kategoria e Partnerit dhe Vlera, me totalin poshtë.

Ku gjendet: tabi Kompania › grupi Konsumatorët dhe Furnitorët › Grupet/Kategoritë e Partnerëve. Lista hapet si tab Grupet&Kategoritë e Partnerëve.

Lista Grupet/Kategoritë e Partnerëve në Finabit Desktop

Kolonat e listës: Grupi i partnereve, Kategoria dhe Vlera, me totalin poshtë. Lart janë filtrat Periudha (Prej / Deri) dhe Statusi. Përveç butonave bazë të listës (I Ri F2, Edito F3, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela).

Krijimi ​

  1. + I ri. Hapet Grup-Kategori e re.
  2. Zgjidhni Grupin e Partnerit dhe Kategorinë e Partnerit, pastaj shkruani Vlerën (të gjitha të detyrueshme).
  3. Ruaj. Me Kthehu dilni pa ruajtur.
Forma e re në Finabit Web
  1. Te lista klikoni I Ri (F2). Hapet dritarja Grupet&Kategoritë e Partnerëve (I Ri).
  2. Zgjidhni Grupin i Partnerit dhe Kategorinë e Partnerit nga listat (propozohen të parat në listë), pastaj shkruani Vlerën.
  3. Ruani me Ruaje & Mbylle (F5) ose Ruaje & I Ri (F6).
Forma e re në Finabit Desktop

Me Mbylle forma mbyllet. Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: Yes ruan, No mbyll pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit