Skip to content

Fletëporosi për prodhim ​

Fletëporosia për prodhim është kërkesa e një njësie (p.sh. shitja) që prodhimi të prodhojë artikuj të caktuar.

Ku gjendet: Prodhimi › Dokumentet › Fletëporosi për prodhim

Fletëporositë për prodhim në Finabit Web

Kolonat: Numri, Njësia, Njësia hyrëse, Data, Realizuar, Shfrytëzuesi, Shfrytëzuar. Butonat: + I ri, Modifiko, Printo, Auditimi, Anulimet, Menaxho Dokumentat, Eksporto në Excel, Rifresko, Rigjenero.

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet Fletëporosi e re për prodhim.

    Faqja Fletëporosi e re për prodhim
  2. Zgjidhni Njësinë dhe Njësinë hyrëse (të detyrueshme).

  3. Kontrolloni Datën dhe Numrin, zgjidhni Punëtorin dhe shkruani Vërejtjen.

  4. Te Artikujt zgjidhni artikujt dhe Sasinë. Sasia në stok tregon gjendjen aktuale; Kolonat shfaq/fsheh kolonat.

  5. Klikoni Ruaj. Printo Raportin e printon pas ruajtjes.

Ku gjendet: tabi Prodhimi › grupi Listat › Fletëporosi për Prodhim.

Tabi Prodhimi në Finabit DesktopFletëporositë për prodhim në Finabit Desktop
  1. Klikoni I Ri. Hapet Fleteporosi për Prodhim (I Ri).

    Fleteporosi për Prodhim (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Kontrolloni Datën dhe Numrin. Te Njësitë zgjidhni Burimore dhe Destinuese.

  3. Në tabelë zgjidhni artikullin te Shifra dhe shkruani Sasinë; Sasia_Stok tregon gjendjen.

  4. Plotësoni Vërejtjen dhe Punëtorin; Ngarko Dokumentin bashkëngjit skedar.

  5. Klikoni Ruaje & Mbylle.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit