Skip to content

Gjendja e Artikujve nëpër Muaj ​

Sasia e artikujve në fund të çdo muaji të vitit.

Ku gjendet: Raportet › Artikujt › Gjendja e Artikujve nëpër Muaj

Gjendja e Artikujve nëpër Muaj në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Periudhën (vitin), Njësinë dhe Llojin e raportit.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Paraqit Njësin

Kolonat ​

Shifra, Emërtimi, Grupi, Janar, Shkurt, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, Nentor, Dhjetor.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Artikujt (shigjeta poshtë) › Gjendja e Artikujve nëpër muaj.

Menyja Artikujt te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Gjendja e Artikujve nëpër Muaj. Lart zgjidhni Periudha (viti), Njësia, Lloji i raportit dhe Paraqit Njësin.

    Gjendja e Artikujve nëpër Muaj në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Shifra, Emërtimi, Grupi dhe një kolonë për çdo muaj; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit