Tema
Plani i Shitjes
Planet vjetore të shitjes (sasi/vlera të planifikuara për artikuj).
Ku gjendet: Raportet › Artikujt › Plani i Shitjes

Hapat
- Kjo listë nuk ka filtra periudhe: hapet menjëherë me të gjitha rreshtat.
- Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
- Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
- Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
- Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
- Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| I ri | Shton një rresht të ri. |
| Modifiko | Hap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur. |
| Fshij | Fshin rreshtin e zgjedhur. |
| Detajet | Hap dokumentet e rreshtit të zgjedhur. |
Kolonat
ID, Viti, Përshkrimi.
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Artikujt (shigjeta poshtë) › Plani i shitjes.

Raporti hapet si tab Planet. Lista shfaqet menjëherë, pa filtra.

Kolonat: ID, Viti, Përshkrimi; poshtë dalin totalet.
Butonat e listës janë te shiriti Lista: I Ri (plan i ri), Edito, Fshij, Detajet (sasitë e planifikuara), Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.