Tema
Tavolinat
Tavolinat e restorantit/lokalit që përdoren në POS.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Çmimet & Menytë › Meny › Tavolinat
- Finabit Desktop: tabi POS › grupi Tabelat Ndihmëse › Tavolinat
Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Meny › Tavolinat

Kolonat: Emri i tavolinës, Aktive, Salla, Emri PDA. Butonat shtesë: Konfiguro paraqitjen (vendosja e tavolinave në ekran) dhe Importo Excel.
Tavolinë e re
Klikoni + I ri. Hapet dritarja Tavolinë e re.

Shkruani Emrin e tavolinës (i detyrueshëm) dhe, nëse duhet, Emrin PDA (emri që del në pajisjet e dorës).
Te Salla zgjidhni sallën ku është tavolina (shih Sallat). Sipas nevojës zgjidhni edhe Llojin e shërbimit.

Aktive e lë tavolinën në përdorim; Llogarit kohën mat kohën e zënies (p.sh. për bilardo).
Klikoni Ruaj. Anulo e mbyll dritaren pa ruajtur.
Paraqitja e tavolinave
- Te lista klikoni Konfiguro paraqitjen. Hapet faqja Konfiguro Tavolinat.
- Lart zgjidhni sallën (çdo sallë ka tabin e vet).
- Tërhiqni çdo tavolinë me maus në vendin e saj.
- Klikoni Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.

Ku gjendet: tabi POS › grupi Tabelat Ndihmëse › Tavolinat. Lista hapet si tab Tavolinat.


Kolonat: Tavolina, Aktiv, Sallat. Butonat: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Konfiguro Tavolinat, Importo Tavolinat nga Excel, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.
Tavolinë e re
Klikoni I Ri. Hapet dritarja Tavolina (I Ri).

Te Përshkrimi shkruani emrin e tavolinës dhe, sipas nevojës, PDA Përshkrimi.
Te Salla zgjidhni sallën. Butoni … pranë saj hap sallat.

Sipas nevojës zgjidhni Llojin e shërbimit. Kalkulo mat kohën e zënies; Aktive (e shënuar) e lë tavolinën në përdorim.
Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri.
Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.
Paraqitja e tavolinave
Te lista klikoni Konfiguro Tavolinat. Hapet tabi Konfigurimi i Tavolinave, me një tab për çdo sallë. Me Rregullo tavolinat i zhvendosni tavolinat, pastaj klikoni Ruaj paraqitjen.
