Skip to content

Sasitë e Shpërndara ​

Lëvizjet e sasive të artikujve sipas llojit: blerje, hyrje, lëvizje interne, prodhim, shitje, dëmtime.

Ku gjendet: Raportet › Artikujt › Sasitë e Shpërndara

Sasitë e Shpërndara në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Vitin, datat dhe Njësinë.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Kolonat ​

Shifra, Emërtimi, Grupi, Tipi, Njësia, Departamenti, Sasia hy, Blerje, Hyrje, Hyrje LI, Hyrje Pr., Total Hyrjet, Shitje, Dalje, Dëmtuar, Dalje LI, Dalje Pr., Total Dalje, Sasia.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Artikujt (shigjeta poshtë) › Sasitë e shpërndara.

Menyja Artikujt te tabi Raportet në Finabit Desktop

Finabit Web dhe Desktop · Terabit