Skip to content

Navigimi dhe menytë ​

Menyja kryesore ​

Në shiritin e majtë janë modulet. Klikimi i një moduli hap panelin me nënmenytë e tij. Seksionet në panel (për shembull DOKUMENTET, TABELAT NDIHMËSE) mund të palosen dhe të hapen.

Me butonin e palosjes lart (ikona pranë logos) menyja kryesore ngushtohet dhe mbeten vetëm ikonat.

Shiriti i modulit Konsumatorët

Modulet janë tabs në shiritin lart. Klikimi i një tabi shfaq butonat e tij, të ndarë në grupe:

  • I Ri: hap një dokument të ri bosh (p.sh. Faturë Shitje, Kthim Shitje).
  • Listat: hap listën e dokumenteve (p.sh. Faturat e Shitjes).
  • Tabelat Ndihmëse: të dhënat bazë të modulit.
  • Veglat dhe Raporte: sipas modulit.

Paneli Dashbordet majtas ka shkurtesa për krijimin e dokumenteve më të shpeshta. Paneli pranë tij ka dashbordet dhe urdhëresat; me ☰ mblidhet ose hapet.

Butoni i shtëpisë (lart majtas) ka Kompanitë, Çkyçu, Kalo në dizajn të vjetër, Ndrysho Temën dhe Dalja. Shih Finabit Desktop dhe Web.

Kërkimi i përgjithshëm ​

Fusha Kërko… në krye të faqes (ose Ctrl+K) kërkon faqe, dokumente dhe partnerë në të gjithë aplikacionin.

Kërkimi i formave në Finabit Desktop

Fusha Kërko djathtas tabeve kërkon forma sipas emrit. Rezultatet ndahen në I Ri (dokument i ri) dhe Listat. Për shembull, "kthim" jep Kthim Shitje, Kthim i Blerjes, Kthimet e Blerjes dhe Kthimet e Shitjes.

Të preferuarat ​

Ylli ☆ pranë titullit të faqes e shton faqen te të preferuarat, që të hapet më shpejt.

Tabi Favorite

Tabi Favorite mbledh butonat më të përdorur për krijimin e dokumenteve: Artikull, Faturë Blerje, Faturat e Blerjes, Import (IM4), Faturë Shitje, Lëvizje Interne, Bankë, Fletëhyrje, Kthim i Blerjes, Fletëdalje, Kthim Shitje dhe Arkë.

Ku ndodheni ​

Rreshti lart (për shembull Shitjet › Faturat e shitjes) tregon ku ndodheni. Klikimi i një pjese ju kthen te ajo faqe.

Listat dhe dashbordet hapen si tabs nën shirit (p.sh. Dashboard i Kompanisë, Faturat e Shitjes). Me × te tabi e mbyllni. Format e dokumenteve hapen në dritare më vete.

Shiriti i statusit poshtë tregon shfrytëzuesin, njësinë, serverin dhe bazën ku jeni kyçur.

Njoftimet dhe Asistenti ​

Në Finabit Web:

  • 🔔 Njoftimet: mesazhe nga sistemi (për shembull kërkesa kyçjeje, raporte të planifikuara).
  • Asistenti: asistenti i Finabit, i cili ju ndihmon me pyetje për të dhënat dhe për përdorimin. Shihni Asistenti.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit