Skip to content

Ankandet ​

Lista e ankandeve, me statusin e secilit.

Ku gjendet: Shitjet › Konsumatorët › Ankandet

Ankand i ri në Finabit Web

Ankand i ri ​

  1. Te lista klikoni + I ri. Hapet dritarja Ankand i ri.
  2. Plotësoni Nr. i Ankandit, Datën (e detyrueshme) dhe Përshkrimin (i detyrueshëm).
  3. Ruaj.

Me Ndërro Statusin ndryshohet statusi i ankandit të zgjedhur. Fatura e ankandit printohet me skemën Fatura e ankandit te Raportet e dokumenteve.

Ku gjendet: tabi Konsumatorët › Tabelat Ndihmëse (shigjeta poshtë butonit) › Ankandet (djathtas në meny).

Lista e Ankandeve në Finabit Desktop

Kolonat: Nr. i Ankandit, Data, Përshkrimi, Aktive (I Hapur ose I Mbyllur). Shiriti ka Detajet dhe Ndrro Statusin.

Ankand i ri ​

  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Ankand (I Ri).
  2. Shkruani Numrin, kontrolloni Datën dhe shkruani Përshkrimin.
  3. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.
Ankand (I Ri) në Finabit Desktop

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit