Skip to content

Asetet Shpenzuese ​

Inventari i imët (asete që shpenzohen menjëherë, p.sh. telefona, vegla) i ngarkuar te punëtorët ose konsumatorët.

Ku gjendet: Kompania › Të tjera › Asetet Shpenzuese

Lista Asetet Shpenzuese në Finabit Web

Kolonat e listës: Emri, Tipi, Përshkrimi, Barkodi, Çmimi, Punëtori, Konsumatori.

Hapat ​

  1. + I ri. Hapet Aset i ri.
  2. Shkruani Emrin (i detyrueshëm) dhe zgjidhni Tipin.
  3. Plotësoni Përshkrimin, Përshkrimi2, Përshkrimi3, Barkodin, Çmimin dhe Datën e regjistrimit.
  4. Zgjidhni Punëtorin të cilit i ngarkohet aseti dhe shkruani Vërejtjen. Te Ngarko Dokumentin klikoni Zgjidh dokumentin për fletën e dorëzimit.
  5. Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.
Aset i ri në Finabit Web

Ku gjendet: tabi Kompania › grupi Tjera › Asetet Shpenzuese. Lista hapet si tab Asetet.

Lista Asetet në Finabit Desktop

Lart zgjidhni Periudhën (Prej / Deri) dhe Statusin (propozohet Aktive). Kolonat: Aseti, Tipi i asetit, Përshkrimi, Barkodi, Përdorur, Konsumatori, Çmimi. Shiriti ka edhe Kartela e Asetit dhe Importo të dhëna nga Exceli.

Hapat ​

  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Asetet (I Ri); Barkodi propozohet vetë.
  2. Shkruani Emrin dhe Çmimin, zgjidhni Tipin. Me I Ri pranë Tipit shtoni tip të ri.
  3. Plotësoni Përshkrimin, Përshkrimi2 dhe Vërejtjen. Me Ngarko Dokumentin bashkëngjitni dokumentin.
  4. Data e Regjistrimit propozohet sot. Zgjidhni Punëtorin.
  5. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.
Asetet (I Ri) në Finabit Desktop

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit