Tema
Nota kreditore (e lëshuar)
Nota kreditore e lëshuar e ul borxhin e konsumatorit pa kthim malli, për shembull për zbritje pas shitjes, bonus ose korrigjim të çmimit.
Ku gjendet: Shitjet › Dokumentet › Nota kreditore (e lëshuar)

Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Konsumatorin dhe, nëse ka, shkruani faturën te Nr. i Faturës.
- Te rreshti i llojit Llogari zgjidhni llogarinë (për shembull zbritjet e dhëna) dhe shkruani vlerën.
- Ruaj.
Forma
Forma është e njëjtë me Notën debitore: rreshtat janë të llojit Llogari.
Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e shitjes:
- Të dhënat e faturës (Konsumator, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës) dhe Trego më shumë për fushat shtesë (valuta, punëtori, vërejtje…).
- Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin.
Tabnë rreshtin e fundit oseF9shton rresht të ri. - Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat. Rabati dhe Zbritja 2/3 punojnë njësoj si te fatura: shih Rabati dhe zbritjet.
- Të dhëna shtesë: informatat e eksportit dhe dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
- Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.
Për shpjegimin e secilës fushë, shih Faturat e shitjes › Fushat.
Kujdes
- Për mall që kthehet fizikisht përdorni Kthimet e shitjeve, jo notën kreditore, që të azhurohet stoku.
Ku gjendet: tabi Konsumatorët › Listat › Nota Kreditore (e Lëshuar). Lista hapet si tab; notë e re me I Ri (F2).

Dokument i ri

- Te lista klikoni I Ri (
F2). Hapet Nota Kreditore e Lëshuar (I Ri). - Zgjidhni Konsumatorin dhe kontrolloni Njësinë, Datën dhe Numrin.
- Djathtas plotësoni Afatin e pagesës dhe sipas nevojës Kundërllogarinë.
- Në tabelë shtoni rreshtat me Shifrën, Sasinë dhe Çmimin; nota e ul borxhin e konsumatorit.
- Kontrolloni Zbritje, TVSH dhe Total.
- Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri, ose Ruaje dhe Paguaj.
Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.
Fshirja
- Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
- Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
- Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.
Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.