Skip to content

Kompania ​

Menyja Kompania në Finabit Web

Klikoni Kompania te menyja majtas. Hapet paneli me nënmenytë dhe, si parazgjedhje, lista Llogaritë.

Paneli ndahet në seksione. Numri pranë titullit tregon sa forma ka seksioni; me ⌄ seksioni palohet. Fusha Kërko raport… sipër filtron emrat në panel.

SeksioniPër çka shërben
FinancaPlani kontabël (Llogaritë), ndërrimi i llogarisë në dokumente, urdhëresat manuale (kontabël) dhe vitet financiare.
Konsumatorët dhe FurnitorëtPartnerët dhe tabelat e tyre: grupet, kategoritë, vendet, shtetet, regjionet.
NjësitëKompanitë, njësitë (depot, pikat), nëndepartamentet, projektet dhe targetet e shitjes.
LokacionetLokacionet master dhe lokacionet e depove.
Të tjeraBuxheti, valutat, grupet tarifore, pajisjet, voucherat dhe tabela të tjera ndihmëse.
PunëtorëtPunëtorët, bankat, vendet e punës, titujt dhe aktivitetet.

Çdo formë e hapur shtohet si tab mbi listë (p.sh. Ballina, Llogaritë), që të ktheheni shpejt te ajo.

Tabi Kompania në Finabit Desktop

Tabi Kompania ka grupet:

GrupiButonat
FinancaLlogaritë, Ndërro llogarinë, Urdhërsat Manuale, Vitet
Konsumatorët dhe FurnitorëtKonsumatorët dhe Furnitorët, Qytetet, Regjionet, Shtetet, Grupet e Partnerëve, Kategoritë e Partnerëve, Grupet/Kategoritë e Partnerëve
NjësitëNjësitë, Nëndepartamentet, Kompanitë
PunëtorëtPunëtorët, Bankat, Vendet e Punës, Titujt, Aktivitetet e Punëtorëve
TjeraProjektet, Targetet e Shitjes, Buxheti, Pajisjet, Asetet Shpenzuese, Vouchers, Përqindjet Fikse, Lista e Servisimeve, Llojet e Servisimit, Voucher Items, Urdhër Udhëtimi, OP Revenue Code

Konsumatorët dhe furnitorët janë bashkë te Kompania › Konsumatorët dhe Furnitorët.

Lista Vitet në Finabit Desktop

Shembull: Kompania › Vitet hap listën e viteve financiare si tab. Lista ka butonat bazë I Ri (F2), Edito (F3), Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela. Forma e re hapet në dritare më vete, me Ruaje & Mbylle dhe Ruaje & I Ri.

Format e modulit ​

Udhëzimet e formave vlejnë për të dy aplikacionet; dallimet shënohen te secila faqe.

Financa ​

Konsumatorët dhe Furnitorët ​

Njësitë ​

Lokacionet ​

Të tjera ​

Punëtorët ​

Finabit Web dhe Desktop · Terabit