Skip to content

Kompensimet ​

Kompensimi mbyll borxhet reciproke me një partner (ai ju detyrohet dhe ju i detyroheni), pa lëvizje parash.

Ku gjendet: Arka dhe Banka › Listat › Kompensimet

Lista e kompensimeve në Finabit Web

Kolonat: Nr., Data, Tipi, Partneri, Vlera, Përshkrimi. Butonat: + I ri, Modifiko, Ndërro Statusin, Rikonto, Auditimi, Anulimet, Rifresko.

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet faqja Kompensim i ri.

    Faqja Kompensim i ri
  2. Kontrolloni Nr. dhe Datën; zgjidhni Partnerin (i detyrueshëm) dhe shkruani Përshkrimin.

  3. Në çdo rresht zgjidhni Llojin, Dokumentin që aplikohet (p.sh. fatura e blerjes), Dokumentin bazë (p.sh. fatura e shitjes) dhe Vlerën. Shto rresht shton rreshtin tjetër; poshtë del Totali.

  4. Klikoni Ruaj. Gjenero Urdhëresën e Transaksionit (i shënuar) krijon regjistrimin kontabël.

Ku gjendet: tabi Arka dhe Banka › grupi Listat › Kompensimet. Kompensim i ri hapet edhe me Dokument i Ri › Kompensim.

Tabi Arka dhe Banka në Finabit DesktopLista e kompensimeve në Finabit Desktop
  1. Klikoni I Ri. Hapet dritarja e vogël Kompensimet: zgjidhni Partnerin dhe klikoni Vazhdo.

    Zgjedhja e partnerit për kompensim
  2. Hapet Kompensim (I Ri) me partnerin te Konsu. Kontrolloni Datën dhe Numrin, shkruani Përshkrimin.

  3. Në tabelë zgjidhni Tipin (lista tregon llojet e dokumenteve që ka partneri, p.sh. Kthim Sh. - Shitje), pastaj Dokumentin bazë, Dokumentin që aplikohet dhe Vlerën.

    Kompensim (I Ri) në Finabit Desktop
  4. Klikoni Ruaje & Mbylle. Printo Kompensimin printon dokumentin.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit