Skip to content

Kategoritë e Ofertave ​

Kategoritë e ofertave grupojnë artikujt që hyjnë në një ofertë, me koeficient për secilin.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Të tjera › Kategoritë e Ofertave
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Kategoritë e Ofertave

Ku gjendet: Artikujt › Të tjera › Kategoritë e Ofertave

Kategoritë e Ofertave te menyja Artikujt › Të tjera në Finabit Web

Kolonat e listës: Emërtimi, Përdor Filter. Butonat: + I ri, Modifiko, Eksporto, Printo, Rifresko.

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet dritarja Kategori e Re e Ofertës.

    Dritarja Kategori e Re e Ofertës
  2. Shkruani Emërtimin (i detyrueshëm). Përdor Filter e bën kategorinë të përdorshme si filtër.

  3. Te Artikujt e Kategorisë klikoni Shto rresht. Te rreshti i ri zgjidhni Artikullin dhe shkruani Koeficientin (parazgjedhja është 1). Ikona e koshit e heq rreshtin.

    Rreshti i artikullit te kategoria e ofertës
  4. Klikoni Ruaj. Duhet së paku një artikull. Anulo e mbyll dritaren pa ruajtur.

Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Kategoritë e Ofertave. Lista hapet si tab Kategoritë e Ofertave.

Menyja Veglat te tabi Artikujt në Finabit DesktopLista Kategoritë e Ofertave në Finabit Desktop
  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Kategoritë e Ofertave (I Ri).
  2. Shkruani Emërtimin.
  3. Shtoni artikujt në tabelë (ose me Importo Artikujt), shënoni kolonën Zgjedh dhe shkruani Koeficientin. Përdor Filter ndez filtrimin e tabelës.
  4. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.
Kategoritë e Ofertave (I Ri) në Finabit Desktop

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit