Skip to content

Gjendja e Artikujve ​

Gjendja (stoku) e artikujve me sasi, çmim dhe vlerë, sipas njësive.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Ky raport është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja POS › Raportet › Gjendja e Artikujve
  • Finabit Desktop: tabi POS › grupi Listat › Gjendja e artikujve

Ku gjendet: POS › Raportet › Gjendja e Artikujve

Gjendja e Artikujve te menyja POS në Finabit Web

Hapat ​

  1. Zgjidhni datat prej dhe deri dhe njësinë (Të gjitha ose një njësi).
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih tabelën).
  3. Kërkoni artikullin me Kërko… ose me fushat Filtro…. Poshtë dalin totalet.
  4. Eksporto shkarkon raportin; Analiza jep grafikë.

Opsionet ​

OpsioniÇka bën
Detalizo sipas NjësisëNjë rresht për çdo njësi (i shënuar si parazgjedhje).
Mjetet themelorePërfshin mjetet themelore.
Vetëm artikujt me sasiFsheh artikujt me stok zero.
Grupo sipas PLUGrupon sipas kodit PLU.
Paraqit Blerjet e FunditShton të dhënat e blerjes së fundit.
Qëndrueshmëria e StokutSa ditë mjafton stoku sipas shitjeve.
Çmimet e Shitjes sipas dataveÇmimet e shitjes në datat e zgjedhura.

Kolonat: Shifra, Emërtimi, Tipi, Grupi, Njësia, Sasia, Çmimi, Vlera, Çmimi i shitjes, Vlera e Shitjes, Sasia 2, Sasia 3.

Ku gjendet: tabi POS › grupi Listat › Gjendja e artikujve. Hapet i njëjti raport si Gjendja e Artikujve te Raportet.

Tabi POS në Finabit DesktopGjendja e Artikujve te tabi POS në Finabit Desktop
  1. Lart zgjidhni Periudhën ose datat Prej / Deri, Njësinë dhe Paraqit kolonat (mënyra e vlerësimit, p.sh. Sipas çmimit kusht.).
  2. Shënoni opsionet: Vetëm artikujt me sasi, Mjetet themelore, Grupo sipas PLU, Paraqit Blerjet e Fundit, Çmimet e Shitjes sipas datave, Qëndrueshmëria e Stokut.
  3. Kolonat: Shifra, Emërtimi, Tipi, Grupi, Njësia, Sasia, Sasia (pk), Sasia (pal), Çmimi, Vlera, Profiti (%).

Butonat: Edito Artikullin, Rregullo Çmimin e shitjes, Batch Editim, Kartela e Artikullit, Paraqit Foton, Printo Barkodet, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela, Kalkulo çmimin mesatar dhe diferencat, Kalkulo Çmimet mesatare dhe Riprodho.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit