Skip to content

Vitet ​

Vitet financiare të kompanisë dhe statusi i tyre (Hapur ose Mbyllur).

Ku gjendet dhe lista ​

Ku gjendet: Kompania › Financa › Vitet

Vitet në Finabit Web1:36 · me zë dhe titra shqip
Teksti i videos
  1. Mirë se vini në Finabit Web. Në këtë video udhëzuese shohim: Vitet financiare.
  2. Vitet financiare gjenden te moduli Kompania, në menynë majtas.
  3. Te seksioni Financa, klikoni Vitet.
  4. Lista tregon vitet financiare të kompanisë: vitin, përshkrimin, statusin, Hapur ose Mbyllur, dhe kush e ka hapur.
  5. Me I ri hapni një vit të ri, me Modifiko ndryshoni vitin e zgjedhur, dhe me Eksporto e shkarkoni listën.
  6. Klikoni I ri. Hapet forma Vit i ri. Fushat me yll të kuq janë të detyrueshme.
  7. Shkruani vitin dhe përshkrimin, për shembull 2029 dhe Viti 2029.
  8. Zgjidhni datën e hapjes dhe datën e mbylljes së vitit, këtu nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2029.
  9. Statusi propozohet Hapur. Mbyllur e zgjidhni kur viti përfundon.
  10. Shënoni Aktiv nëse viti duhet të jetë aktiv. Te Trego më shumë, poshtë formës, është edhe fusha PIN-i i autorizimit.
  11. Në fund klikoni Ruaj. Me Kthehu dilni pa ruajtur.
  12. Kjo ishte sa i përket viteve financiare. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!
Lista Vitet në Finabit Web

Kolonat e listës: Viti, Përshkrimi, Statusi (Hapur / Mbyllur) dhe Hapur nga.

Ku gjendet: tabi Kompania › grupi Financa › Vitet. Lista hapet si tab Vitet.

Lista Vitet në Finabit Desktop

Kolonat e listës: Viti, Përshkrimi, Statusi (Hapur / Mbyllur) dhe Hapur nga. Shiriti ka butonat bazë të listës: I Ri F2, Edito F3, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Krijimi i vitit ​

  1. + I ri. Hapet Vit i ri.
  2. Shkruani Vitin dhe Përshkrimin (të detyrueshme). Statusi propozohet Hapur.
  3. Zgjidhni Datën e hapjes dhe Datën e mbylljes (të detyrueshme).
  4. Shënoni Aktiv nëse viti duhet të jetë aktiv.
  5. Ruaj. Me Kthehu dilni pa ruajtur.
Forma Vit i ri në Finabit Web

Trego më shumë (poshtë formës) shfaq edhe fushën PIN-i i autorizimit.

  1. Te lista klikoni I Ri (F2). Hapet dritarja Viti.
  2. Te Të dhënat për vitin shkruani Vitin (katër shifra) dhe Përshkrimin.
  3. Te Statusi zgjidhni Hapur ose Mbyllur (propozohet Hapur).
  4. Ruani me Ruaje & Mbylle (F5) ose Ruaje & I Ri (F6).
Forma Viti në Finabit Desktop

Me Mbylle forma mbyllet. Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: Yes ruan, No mbyll pa ruajtur.

Kujdes

Mbyllja e vitit ndalon regjistrimet në atë vit. Konsultohuni me kontabilistin.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit