Skip to content

Raporti i Pushimeve ​

Gjendja e pushimeve për çdo punëtor në një datë: sa ka fituar, sa ka shfrytëzuar dhe sa i kanë mbetur.

Ku gjendet: Pagat & BN › Raportet › Raporti i Pushimeve

Raporti i Pushimeve në Finabit Web
  1. Te Në datën zgjidhni datën për të cilën doni gjendjen.
  2. Lexoni kolonat: Punëtori, Nr. personal, Nëndepartamenti, Fillestare (vjetore), Këtë vit (vjetore), Shfrytëzuar (vjetore), Mbetur (vjetore), Ditë të humbura, Shfrytëzuar (mjekësore), Shfrytëzuar (lindje), Shfrytëzuar (pa pagesë).
  3. Eksporto e shkarkon raportin; Analiza dhe Pivot lart djathtas e analizojnë.

Pushimi vjetor fitohet çdo muaj (p.sh. 8.333 në muaj për 100 orë në vit) dhe zbritet me çdo kërkesë të aprovuar te Kërkesat për Pushim.

Ku gjendet: tabi Paga & BN › grupi Raporte › Raporti i Pushimeve.

Tabi Paga & BN në Finabit DesktopRaporti i Pushimeve në Finabit Desktop
  1. Zgjidhni datën lart majtas. Shënoni Raporti në Orë për ta parë gjendjen në orë në vend të ditëve.
  2. Kolonat: Vjetor i mbetur (paraprak), Vjetor i fituar, Vjetor i shfrytëzuar, Vjetor i Mbetur, Mjekësor i shfrytëzuar/i Mbetur, Lehonisë i Shfrytëzuar/i Mbetur, Pa Pagesë i Shfrytëzuar/i Mbetur.
  3. Raporti Kalendarik nxjerr pushimet sipas ditëve të kalendarit; Printo, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela e nxjerrin raportin.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit