Tema
Grupet e Artikujve
Grupet e artikujve ndajnë artikujt sipas llojit dhe përcaktojnë llogaritë kontabël që marrin artikujt e rinj.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Grupet & Njësitë › Grupet e Artikujve
- Finabit Desktop: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Grupet e Artikujve
Ku gjendet: Artikujt › Grupet & Njësitë › Grupet e Artikujve

Kolonat: Emërtimi i grupit, Llogaria hyrëse, Llogaria shpenzuese, Llogaria e aseteve. Butonat: + I ri, Modifiko, Eksporto.
Hapat
Klikoni + I ri. Hapet faqja Grup i ri.

Shkruani Emërtimin e grupit (i detyrueshëm).
Zgjidhni Llogarinë hyrëse (të hyrat), Llogarinë shpenzuese (kostoja e mallit të shitur) dhe Llogarinë e aseteve (stoku). Lista hapet me kërkim: shkruani shifrën ose emrin e llogarisë.

Klikoni Ruaj, ose Ruaj & I Ri për të vazhduar me grupin tjetër. Mbyll del pa ruajtur.
Ku gjendet: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Grupet e Artikujve. Lista hapet si tab Grupet e Artikujve.


Butonat e listës: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.
Grup i ri
Klikoni I Ri. Hapet dritarja Grupi (I Ri).

Te Grupi shkruani emrin e grupit dhe, sipas nevojës, zgjidhni Ngjyrën.
Kontrolloni llogaritë: Llogaria Hyrëse, Llogaria Shpenzuese dhe Llogaria e Aseteve propozohen vetë; ndryshojini me shigjetën e listës.

Sipas nevojës plotësoni Master Grupi, Vlera për VIP, Inkuadro në targjete, Inkuadro në gratise, Emri në Raport, Renditja dhe Grupi ATK.
Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri.
Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.
TIP
Plotësoni llogaritë te grupi: kur krijoni artikull të ri në këtë grup, llogaritë i merr vetë.
Fshirja
- Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
- Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.