Skip to content

Arkëtim nga Konsumatori ​

Arkëtimi i faturave të një konsumatori në arkë ose bankë, me mbyllje të faturave.

Ku gjendet: Arka dhe Banka › Transaksionet › Arkëtim nga Konsumatori

Të katër mënyrat e pagesës së faturës, me video: Pagesat e faturave.

Arkëtim nga Konsumatori në Finabit Web
  1. Te Konsumatori kërkoni dhe zgjidhni partnerin (i detyrueshëm). Te Faturat e hapura dalin faturat e papaguara me Totalin, Borxhin dhe Kreditin; secila ka kutinë e zgjedhjes të shënuar.
  2. Kontrolloni Datën dhe zgjidhni Mënyrën: Arka ose Banka. Me Banka fusha bëhet Llogaria e bankës.
  3. Zgjidhni Llogarinë e arkës / Llogarinë e bankës (e detyrueshme).
  4. Te Shuma për shpërndarje shkruani shumën. Ajo shpërndahet vetë te faturat e shënuara, nga më e vjetra, në kolonën Pagesë. Mbetja tregon sa nuk u shpërnda.
  5. Ose shkruani shumën direkt te kolona Pagesë për secilën faturë; hiqni shenjën te faturat që nuk paguhen.
  6. Klikoni Ruaj.

Forma punon njësoj si Pagesë Furnitori, ku ka foto për çdo hap. Arkëtimi ul borxhin e konsumatorit. Faturat mund të paguhen edhe direkt nga fatura me Ruaje dhe paguaj (shih Faturat e shitjes).

Ku gjendet: tabi Arka dhe Banka › grupi Detaj i Ri › Arkëtime nga Konsumatori. Hapet dritarja Pagesa e faturave.

Të katër mënyrat e pagesës së faturës, me video: Pagesat e faturave.

Tabi Arka dhe Banka në Finabit DesktopArkëtime nga Konsumatori në Finabit Desktop
  1. Te Konsumatori zgjidhni partnerin; poshtë dalin faturat e papaguara (Data e Dok., Nr Trans., Totale, Borxh, Pagesë, Kredi, Mbetja).
  2. Kontrolloni Datën. Te Lloji i pagesës zgjidhni Arka (me llogarinë e arkës) ose Banka (me llogarinë bankare).
  3. Te Pagesë shkruani shumën; ajo shpërndahet te faturat. Mbetja tregon pjesën e pashpërndarë. Faturat e papaguara (i shënuar) shfaq vetëm faturat e hapura.
  4. Tabela Kreditë poshtë tregon kreditë/avanset e partnerit që mund të përdoren (Vlera Origjinale, Vlera e mbetur, Përdorur, Mbetja).
  5. Klikoni Ruaj. Pagesa regjistrohet në arkë/bankë. Për të dalë pa ruajtur mbyllni dritaren me X.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit