Tema
Modelet e Artikullit
Modelet e artikullit shpejtojnë krijimin e artikujve të ngjashëm: përcaktojnë prefiksin e kodit, grupin dhe njësinë.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Të tjera › Modelet e Artikullit
- Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Modelet e Artikujve
Ku gjendet: Artikujt › Të tjera › Modelet e Artikullit

Kolonat: Emri, Prefiksi, Njësia, Grupi i artikullit. Butonat: + I ri, Modifiko, Eksporto, Rifresko.
Hapat
Klikoni + I ri. Hapet dritarja Model i ri.

Shkruani Emrin (i detyrueshëm).
Plotësoni Prefiksin (fillimi i kodit të artikujve), zgjidhni Grupin e artikullit dhe Njësinë.
Klikoni Ruaj. Anulo e mbyll dritaren pa ruajtur.
Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Modelet e Artikujve. Lista hapet si tab Modelet e Artikujve.


Kolonat: Emri, Prefix, Grupi, Njësia. Butonat e listës: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.
Model i ri
Klikoni I Ri. Hapet dritarja Model I Ri (I Ri).

Te Emri shkruani emrin e modelit dhe te Prefix fillimin e kodit të artikujve.
Zgjidhni Grupin dhe Njësinë nga listat.
Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri.
Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.
Kur krijoni artikull të ri në Desktop, bashkë me formën e artikullit hapet edhe dritarja Modelet e Artikujve me modelet e krijuara këtu.