Skip to content

Raportet ​

Moduli Raportet në Finabit Web

Klikoni Raportet te menyja majtas. Hapet Raportet e dokumenteve. Fusha Kërko raport… sipër panelit gjen raportin sipas emrit.

SeksioniÇka përmban
VeglatRaportet e dokumenteve, Dizajnuesi i raporteve, Skemat e raporteve, Raportet e planifikuara.
FinancatGjendja e llogarive, bilancet, rrjedha e parasë, libri i madh, sintetikat, Raportet ATK.
ArtikujtGjendja e artikujve (edhe nëpër muaj dhe sipas numrave serial), kartelat, minimumet, shërbimet.
Sipas fushësDetajet e transaksioneve, Printeri fiskal.
Furnitorët / KonsumatorëtSintetikat, analitikat, vjetërsia e borxheve, blerjet dhe shitjet sipas partnerit, artikullit, muajit dhe grupit, profiti.
Shitjet ambulantiveVizitat sipas njësive, regjioneve dhe artikujve, shitjet në hartë.
Arka dhe BankaDetajet, gjendja sipas datës, raporti ditor, detajet e llogarisë.
Prodhimi, Punëtorët, PagatProdhimet, sintetika dhe shitjet e punëtorëve, raporti dhe detajet e pagave.
Terminet, Triskat, Të tjeraRaportet e ndërrimeve, porositë për kuzhinë, kontrollat e stokut, raportet e triskave, raportet e kustomizueshme.

Shumica e raporteve kërkojnë periudhë; nëse raporti del bosh, zgjidhni Të gjitha ose një periudhë më të gjatë.

Tabi Raportet në Finabit Desktop

Në Desktop raportet janë të grupuara në menytë rënëse të tabit Raportet: Financa, Raportet ATK, Artikujt, Furnitorët, Konsumatorët, Prodhimi, Punëtorët, Raportet e Arkës dhe Bankës, Raportet e pagave, Detajet e transaksioneve, Shitjet ambulantive, Web Raportet, Raportet e kostumizueshme dhe Terminet. Klikoni shigjetën poshtë butonit për listën e raporteve.

Shumë module kanë edhe grupin e vet Raporte (p.sh. Prodhimi, Paga & BN, Auto Servisimi).

Menyja Raportet › Financa në Finabit Desktop

Shembull: Raportet › Financa ka Gjendja e llogarive, Detajet e llogarisë, Bilanci i gjendjes, Bilanci i suksesit, Rrjedhja e parasë, Ekuiteti i pronarëve, Libri i madh, Urdhëresat e transaksionit, sintetikat, Raporti i blerjeve mbi 500 € dhe Deklarata e TVSH-së.

Format e modulit ​

Udhëzimet e formave vlejnë për të dy aplikacionet; dallimet shënohen te secila faqe.

Veglat ​

Financat ​

Artikujt ​

Sipas fushës ​

Printeri Fiskal ​

Furnitorët ​

Konsumatorët ​

Shitjet ambulantive ​

Vizitat ​

Arka dhe Banka ​

Prodhimi ​

Punëtorët ​

Pagat ​

Terminet ​

Triskat ​

Tjera ​

Finabit Web dhe Desktop · Terabit