Tema
Bilanci i suksesit
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve (fitimi ose humbja) për periudhën.
Ku gjendet: Raportet › Financat › Bilanci i suksesit

Hapat
- Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Vitin dhe datat Prej–Deri; Avansuar hap opsionet shtesë.
- Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
- Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
- Raporti shfaqet poshtë si dokument, me titullin, periudhën dhe totalet.
- Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Printimi e hap për printim ose PDF.
Opsionet
- Paraqit nënnivelet
- Paraqit raportin të ndarë në muaj
- Paraqit raportin të ndarë në kompani
- Krahaso:
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Avansuar | Hap opsionet e avancuara të raportit. |
Kolonat
Llogaria, Bilanci dhe % (pjesa e llogarisë në grupin e saj).
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Bilanci i suksesit.

Hapet dritarja Zgjedh datën. Zgjidhni Periudha dhe Data (prej–deri).
Opsionet: Paraqit raportin të ndarë në muaj, Paraqit raportin të ndarë në kompani, Paraqit nënnivelet, Avansuar (me zgjedhjen poshtë tij) dhe Krahaso.

Klikoni Vazhdo. Raporti hapet në dritaren e raporteve (Crystal Reports). Lart: Dërgo e-mail (Outlook), Dërgo e-mail (Gmail), Eksporto ne PDF dhe PRINTO; majtas pema e seksioneve për lëvizje të shpejtë. E mbyllni me X lart djathtas.