Skip to content

Prodhimi dhe shitjet ​

Raporti krahason sasitë e prodhuara me ato të shitura për periudhën e zgjedhur, me kosto dhe çmime.

Ku gjendet: Prodhimi › Raporte › Prodhimi dhe shitjet

Prodhimi dhe shitjet në Finabit Web
  1. Zgjidhni periudhën (p.sh. Muaji aktual) dhe njësinë (Të gjitha ose një njësi).

  2. Te Paraqit kolonat zgjidhni Pamja me kosto (me çmimet dhe vlerat) ose Vetëm sasitë.

    Zgjedhja Paraqit kolonat
  3. Vetëm artikujt me sasi (i shënuar) fsheh artikujt pa lëvizje. Klikoni Rifresko.

Kolonat: Shifra, Emërtimi, Njësia, Sasia fillestare, Sasia e prodhuar, Çmimi i prodhimit, Vlera e prodhimit, Sasia e shitur, Çmimi i kostos etj.

Kalkulo Çmimet mesatare dhe Riprodho rillogarisin kostot dhe prodhimet në periudhë; përdorini vetëm në marrëveshje me kontabilistin. Eksporto, Printo, Analiza dhe Pivot e nxjerrin dhe analizojnë raportin.

Ku gjendet: tabi Prodhimi › grupi Raporte › Prodhimi dhe Shitjet.

Tabi Prodhimi në Finabit Desktop

Raporti hapet si tab i ri brenda dritares kryesore.

Prodhimi dhe Shitjet në Finabit Desktop
  1. Te Periudha zgjidhni periudhën (p.sh. Muaji aktual) ose shënoni datat Prej dhe Deri.

  2. Te Njësia zgjidhni depon ose njësinë për të cilën doni raportin.

  3. Te Paraqit kolonat zgjidhni:

    • Sipas çmimit kusht.: sasitë bashkë me çmimet dhe vlerat (Çmim. Prodhim, Vlera e Prodh., KMSH, Vlera kusht. e shitjes etj.);
    • Sipas sasisë: vetëm sasitë (Sasia fill., Sasia e Prodh., Sasia e da., Sasia dal. inter, Diferenca sas.).
    Pamja Sipas sasisë
  4. Vetëm artikujt me sasi (i shënuar) fsheh artikujt pa lëvizje. Klikoni Rifresko në ribbon.

Në fund të listës shfaqen totalet për çdo kolonë. Tërhiqni një kolonë te shiriti Tërhiqe kolonën nga lista për ta grupuar sipas saj për ta grupuar raportin.

Butonat e raportit Prodhimi dhe Shitjet
  • Printo, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela e nxjerrin dhe analizojnë raportin.
  • Kartela e Artikullit hap kartelën e artikullit të zgjedhur.
  • Regullo Çmimin e shitjes, Kalkulo Çmimet mesatare dhe Riprodho ndryshojnë çmimet dhe rillogarisin prodhimet në periudhë; përdorini vetëm në marrëveshje me kontabilistin.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit