Tema
Ofertat
Oferta i dërgohet konsumatorit me artikujt, çmimet dhe afatin e vlefshmërisë. Nuk ul stokun dhe nuk krijon borxh.
Ku gjendet: Shitjet › Dokumentet › Ofertat

Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Konsumatorin dhe Njësinë.
- Te Afati i Pagesës vendosni deri kur vlen oferta. Duhet të jetë pas datës së ofertës.
- Zgjidhni Statusin e ofertës.
- Shtoni artikujt me sasi, çmim dhe rabat.
- Ruaj, pastaj printojeni ose dërgojeni.
Statusi i ofertës
| Statusi | Kur përdoret |
|---|---|
| — | Oferta ende pa status. |
| Ne Pritje | Oferta është dërguar dhe pret përgjigje. |
| Konfirmuar | Konsumatori e ka pranuar ofertën. |
| Anuluar | Oferta nuk vlen më. |
Forma
Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e shitjes:
- Të dhënat e faturës (Konsumator, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës) dhe Trego më shumë për fushat shtesë (valuta, punëtori, vërejtje…).
- Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin.
Tabnë rreshtin e fundit oseF9shton rresht të ri. - Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat.
- Të dhëna shtesë: informatat e eksportit dhe dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
- Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.
Për shpjegimin e secilës fushë, shih Faturat e shitjes › Fushat.
INFO
Kthimi i ofertës direkt në faturë ose porosi ende nuk është i disponueshëm në web.