Tema
Urdhëresat Manuale
Urdhëresa manuale (regjistrimi kontabël në ditar) për regjistrime që nuk vijnë nga dokumentet: korrigjime, gjendja fillestare, mbyllje.
Ku gjendet: Kompania › Financa › Urdhëresat Manuale
Kolonat e listës: Nr., Përshkrimi, Data, Vlera, Statusi, Regjistroi. Gjenero Barazimin e TVSH-së krijon urdhëresën e barazimit të TVSH-së për periudhën.
Hapat
- + I ri. Hapet Urdhëresë e re.
- Plotësoni Nr., Datën, Përshkrimin dhe Vërejtjen.
- Te Rreshtat për çdo rresht zgjidhni Llogarinë dhe shkruani shumën te Debi ose Kredi. Sipas nevojës plotësoni Datën, Përshkrimin, Nr. Trans., Projektin, Partnerin, Njësinë, Punëtorin, Monedhën dhe Kursin.
- Shto rresht për rreshtat e tjerë.
- Kontrolloni shenjën E balancuar (debi = kredi) dhe Ruaj ose Ruaj & I Ri.

| Opsioni | Çka bën |
|---|---|
| Urdhëresë fillestare | Shënon urdhëresën si gjendje fillestare (hapja e vitit). |
| Lejo mos-balancimin | Lejon ruajtjen kur debi ≠ kredi. Përdoreni vetëm përkohësisht. |