Tema
Master Grupet
Master grupet janë niveli më i lartë i grupimit të artikujve, p.sh. për marka ose kategori kryesore në raporte dhe POS.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Grupet & Njësitë › Master Grupet
- Finabit Desktop: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Master Grupet e Artikujve
Ku gjendet: Artikujt › Grupet & Njësitë › Master Grupet

Kolonat e listës: Përshkrimi, Marka. Butonat: + I ri, Modifiko, Eksporto, Rifresko.
Hapat
Klikoni + I ri. Hapet dritarja Master grup i ri.

Shkruani Përshkrimin (i detyrueshëm) dhe, nëse duhet, Markën.
Zgjidhni Ngjyrën (përdoret për paraqitjen, p.sh. në POS).
Klikoni Ruaj. Anulo e mbyll dritaren pa ruajtur.
Ku gjendet: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Master Grupet e Artikujve. Lista hapet si tab Master Grupet.


Lart janë filtrat Periudha dhe Statusi (Aktive). Butonat e listës: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.
Master grup i ri
Klikoni I Ri. Hapet dritarja Master Grupet (I Ri).

Te Master Grupi shkruani emrin dhe te Brendi markën, nëse ka.
Te Ngjyra zgjidhni ngjyrën nga tabet Custom, Web ose System.

Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri.
Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.
Fshirja
- Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
- Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.