Tema
Promocionet dhe aksionet
Këtu përcaktohen promocionet (zbritje sipas sasisë ose grupit) dhe aksionet (artikuj me ofertë për një periudhë).
Ku gjendet: Shitjet › Konsumatorët › Promocionet dhe aksionet
Te lista ka dy butona: Promocion i Ri dhe Aksion i Ri. Analitika e Aksionit tregon rezultatet e një aksioni.
Promocion i ri

- Promocion i Ri.
- Plotësoni Përshkrimin, Datën e Fillimit dhe Datën e Mbarimit (të gjitha të detyrueshme).
- Te Detajet klikoni Shto rresht dhe plotësoni: Prej, Deri, Grupi, Sasia, Përqindja dhe Sasia Minimale.
- Ruaj.
Aksion i ri
- Aksion i Ri.
- Plotësoni Përshkrimin, Datën e Fillimit dhe Datën e Mbarimit.
- Te Detajet shtoni artikujt: Njësia, Shifra, Emërtimi, Sasia.
- Ruaj.
Kujdes
- Data e mbarimit duhet të jetë pas datës së fillimit.
- Pa asnjë rresht në detaje, dokumenti nuk ruhet ("Nuk ka asnjë rresht në detaje për t'u ruajtur").