Skip to content

Normativat për njësi ​

Normativat që vlejnë për një njësi të caktuar (kur e njëjta normativë ndryshon nga një njësi në tjetrën).

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Prodhimi › Dokumentet › Normativat për njësi
  • Finabit Desktop: tabi Prodhimi › grupi Tabelat Ndihmëse › Normativat me Departamente

Ku gjendet: Prodhimi › Dokumentet › Normativat për njësi

Normativat për njësi në Finabit Web
  1. Te Njësia zgjidhni njësinë dhe te Zgjedh datën datën.
  2. Klikoni Rifresko. Lart dalin normativat e njësisë.
  3. Klikoni një normativë për të parë poshtë Detajet e normativës për atë njësi. Exporto detalet ne Excel i shkarkon.

Butonat: + I ri, Modifiko, Vështro, Fshij, Importo te dhena nga Exceli, Printo.

Ku gjendet: tabi Prodhimi › grupi Tabelat Ndihmëse › Normativat me Departamente. Lista hapet si tab Normativat per Njësi.

Videoja e plotë (krijimi i normativit dhe Normativat me Departamente në fund) është te Normativat.

Zgjidhni Njësinë (depon) dhe datën. Lart dalin normativat; poshtë, për normativin e zgjedhur, për secilën lëndë të parë shihen Sasia që merr normativi për një njësi, Sasia për Datë (stoku në depo në datën e zgjedhur) dhe Sasia maks. e Prodhimit (sa njësi mund të prodhohen me atë stok).

Tabi Prodhimi në Finabit DesktopNormativat per Njësi në Finabit Desktop
  1. Lart zgjidhni Njësinë dhe Zgjedh datën.
  2. Klikoni normativën; poshtë dalin përbërësit për atë njësi (Shifra, Emërtimi, Njësia, Sasia, Shkarti %, Çmimi, Vlera, Sasia për Datë, Sasia maks. e Prodhimit).
  3. Edito ndryshon normativën; Importo të dhëna nga Exceli merr të dhënat nga skedari.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit