Skip to content

Nota kreditore (e pranuar) ​

Nota kreditore e pranuar nga furnitori e ul detyrimin ndaj tij, për shembull për zbritje pas blerjes, bonus ose korrigjim çmimi.

Ku gjendet: Blerjet › Dokumentet › Nota kreditore (e pranuar)

Notë e re kreditore (e pranuar) në Finabit Web

Hapat ​

  1. + I ri.
  2. Zgjidhni Furnitorin dhe shënoni numrin e notës te Nr. i Faturës.
  3. Te rreshti i llojit Llogari zgjidhni llogarinë dhe shkruani vlerën. Çdo rresht duhet të ketë llogari, sasi dhe çmim.
  4. Ruaj.

Forma ​

Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e blerjes:

  • Të dhënat e faturës: Furnitori, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës dhe Trego më shumë për fushat shtesë.
  • Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin. Tab në rreshtin e fundit ose F9 shton rresht të ri.
  • Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat. Rabati dhe Zbritja 2/3 punojnë njësoj si te fatura: shih Rabati dhe zbritjet.
  • Të dhëna shtesë: dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
  • Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.

Për shpjegimin e fushave, shih Faturat e shitjes › Fushat: fushat janë të njëjta, vetëm partneri është furnitor.

Kujdes ​

Ku gjendet: tabi Furnitorët › grupi Listat › Nota Kreditore (e Pranuar). Lista hapet si tab.

Tabi Furnitorët në Finabit Desktop

Lart zgjidhni Periudhën, Llojin e Faturës dhe Njësinë. Kolonat: Emri, Nr Trans., Data e Dok, Afati, Njësia, Llojet e D, Vlera, TVSH, Gjithsejt, Paguar, Borxhi, Statusi. Shiriti ka Edito, Analitika e Konsumatorit, Kartela e Pagesave, Ndërro Statusin dhe Auditimi.

Notë e re ​

Nota Kreditore e Pranuar (I Ri) në Finabit Desktop
  1. Te lista klikoni I Ri (F2). Hapet Nota Kreditore e Pranuar (I Ri); Numri dhe Data propozohen.
  2. Zgjidhni Furnitorin dhe kontrolloni Njësinë.
  3. Djathtas plotësoni Afatin e pagesës dhe sipas nevojës Kundërllogarinë.
  4. Në tabelë shtoni rreshtat me Shifrën, Sasinë dhe Çmimin; nota e ul detyrimin ndaj furnitorit.
  5. Kontrolloni Zbritje, TVSH dhe Total poshtë djathtas.
  6. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri, ose Ruaje dhe Paguaj.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit