Tema
Kontrata e furnitorëve
Kontrata me furnitorin përcakton artikujt, çmimet dhe zbritjet e dakorduara për një periudhë.
Ku gjendet: Blerjet › Furnitorët › Kontrata e furnitorëve

Kolonat: Numri i Kontratës, Partneri, Përshkrimi, Vërejtje, Prej, Deri, Njësia, Statusi. Paraqit Foton shfaq dokumentin e bashkëngjitur.

Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Partnerin (i detyrueshëm) dhe Njësinë.
- Plotësoni Prej dhe Deri (periudha e vlefshmërisë), Numrin e Kontratës, Përshkrimin dhe Vërejtjen.
- Me Ngarko Dokumentin bashkëngjitni kontratën e skanuar.
- Te Rreshtat klikoni Shto rresht për çdo artikull: Tipi, Shifra, Përshkrimi, Sasia, Zbritje, Çmimi, Periudha.
- Lini Aktive të zgjedhur për kontratat në fuqi.
- Ruaje & Mbyll.
Kujdes
- Data Deri duhet të jetë pas datës Prej.
- Mos ruani rreshta pa artikull ose me çmim 0.
Ku gjendet: tabi Furnitorët › grupi Tabelat Ndihmëse › Kontratat e Furnitorëve. Lista hapet si tab.

Lart zgjidhni Periudhën. Kolonat: Emri, Data e fillimit, Data e mbarimit, Përshkrimi, Nr. Kontratës, Statusi, Njësia. Paraqit Foton shfaq dokumentin e bashkëngjitur.
Kontratë e re

- Klikoni I Ri (
F2). Hapet Kontratat e Furnitorve (I Ri). - Zgjidhni Partnerin dhe shkruani Numrin e Kontratës.
- Caktoni periudhën Prej / Deri dhe Njësinë. Aktive është e shënuar.
- Plotësoni Përshkrimin dhe Vërejtjen; me Ngarko Dokumentin bashkëngjitni kontratën.
- Në tabelë shtoni rreshtat: Tipi, Shifra, Përshkrimi, Sasia, Zbritje, Çmimi dhe Lloji. Përdor Barkod për shtim me lexues.
- Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.
Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.
Fshirja
- Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
- Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.
Kontrata që ka faturë nuk fshihet: del mesazhi Nuk lejohet fshirja e Kontratës, ekziston Faturë me këtë Kontratë.