Skip to content

Shitjet ​

Moduli Shitjet në Finabit Web

Klikoni Shitjet te menyja majtas. Hapet paneli me nënmenytë dhe lista Faturat e shitjes.

SeksioniFormat
DokumentetFaturat e shitjes, Kthimet e shitjeve, Anulimet, notat debitore dhe kreditore (e lëshuar), Fletëporositë e shitjes, profaturat, Ofertat, fletëdaljet.
KonsumatorëtKonsumatorët, kontratat, shërbimet, promocionet dhe aksionet, ankandet; Servisimet dhe Kartela e Loyalitetit kanë nënmeny (›).
VeglatImportimi i faturave nga Exceli dhe kompensimet e distributorëve.

Lista e faturave ka lart + I ri, Modifiko, Printo dhe Më shumë, filtrat e periudhës, njësisë, partnerit dhe fushën Filtro sipas konsumatorit. Djathtas janë pamjet Lista / Analiza / Pivot.

Rrjedha e zakonshme: Ofertë › Fletëporosi e shitjes › Faturë shitjeje › arkëtim te Arka dhe Banka. Kthimet bëhen me Kthimet e shitjeve.

Tabi Konsumatorët në Finabit Desktop

Në Desktop shitjet janë te tabi Konsumatorët:

GrupiButonat
I RiFaturë Shitje, Kthim Shitje, Fletëdalje, Fletëporosi, Profatura e shitjes, Faturë Shërbimi, Kontratë, Shitjet Batch, POS Market
ListatFaturat e Shitjes, Kthimet e Shitjes, Fletëdaljet, Nota Debitore (e Lëshuar), Nota Kreditore (e Lëshuar), Fletëporositë e Shitjes, Profaturat e shitjes, Ofertat, Shërbimet
VeglatVeglat (meny)
Tabelat NdihmëseKontratat, Importimi i Faturave nga Excel, Servisimet, Logu i Servisimeve, Promocionet dhe Aksionet, Distributorët, Kompensimet e Distributorve, Ankandet, Kuponat e POS
Printeri FiskalPrinteri Fiskal (meny)

Hapat për faturën e shitjes në Desktop janë te Faturat e shitjes, tabi Finabit Desktop.

Lista Faturat e Shitjes në Finabit Desktop

Konsumatorët › Faturat e Shitjes hap listën si tab, me tabin Lista në shirit (I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Ndërro Statusin, Bashko Faturat, Rikonto, Kartela e Pagesave, Fiskalizo etj.). Shih Listat.

Faturë Shitëse e re në Finabit Desktop

Format e modulit ​

Udhëzimet e formave vlejnë për të dy aplikacionet; dallimet shënohen te secila faqe.

Dokumentet ​

Konsumatorët ​

Veglat ​

Finabit Web dhe Desktop · Terabit