Skip to content
I testuar🔑 sales/s-proTestuar më 30.09.2026Hape formën në Finabit Web ↗

Profaturat e shitjes ​

Profatura është faturë paraprake që i dërgohet konsumatorit para pagesës ose dërgesës. Nuk ul stokun dhe nuk krijon borxh.

Ku gjendet: Shitjet › Dokumentet › Profaturat e shitjes

Hapat ​

  1. + I ri.
  2. Zgjidhni Konsumatorin, Njësinë, Datën dhe Afatin e Pagesës.
  3. Shtoni artikujt me sasi dhe çmim.
  4. Ruaj, pastaj Printo ose dërgojeni me email nga lista.

Forma ​

Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e shitjes:

  • Të dhënat e faturës (Konsumator, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës) dhe Trego më shumë për fushat shtesë (valuta, punëtori, vërejtje…).
  • Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin. Tab në rreshtin e fundit ose F9 shton rresht të ri.
  • Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat.
  • Të dhëna shtesë: informatat e eksportit dhe dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
  • Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.

Për shpjegimin e secilës fushë, shih Faturat e shitjes › Fushat.

Finabit Web · Terabit