Skip to content

Kthimet e blerjeve ​

Kthimi i blerjes regjistron mallin që i kthehet furnitorit. Kthimi ul stokun dhe e ul detyrimin ndaj furnitorit.

Kthimi i blerjes në Finabit Desktop1:52 · me zë dhe titra shqip
Teksti i videos
  1. Mirë se vini në Finabit Desktop. Në këtë video udhëzuese shohim si ia ktheni mallin furnitorit me kthimin e blerjes.
  2. Kthimi i blerjes gjendet te Favoritët dhe te menyja anësore, Kthim blerje.
  3. Te Furnitorët gjeni Kthimi i blerjes për dokument të ri, dhe Kthimet e blerjeve për listën.
  4. Mënyra më e shpejtë është kthimi direkt nga fatura e blerjes.
  5. Te Faturat e blerjes zgjidhni faturën nga e cila po ktheni mallin.
  6. Klikoni me të djathtën, pastaj Gjenero dokumentin, pastaj Kthim blerje.
  7. Hapet kthimi i plotësuar me të dhënat e faturës.
  8. Furnitori, njësia, pra depoja, dhe artikujt kopjohen nga fatura.
  9. Kthimi lidhet automatikisht me faturën origjinale.
  10. Hiqni opsionin Gjenero faturë blerje, sepse nuk duhet faturë e re.
  11. Ndryshoni sasinë. Këtu kthehen vetëm njëzet copë, gjashtëdhjetë euro, plus TVSH, gjithsej shtatëdhjetë euro e tetëdhjetë cent.
  12. Te Vërejtje shkruani arsyen e kthimit. Te Fletëhyrja lidhni kthimin me fletëhyrjen.
  13. Zgjidhni Printo raportin dhe klikoni Ruaj dhe mbyll.
  14. Dokumenti Kthim i blerjes është gati për printim, për e-mail ose për PDF.
  15. Te Furnitorët, Kthimet e blerjeve tregojnë listën e të gjitha kthimeve.
  16. Butoni Printo hap kthimin, notën ose urdhëresën e transaksionit.
  17. Urdhëresa tregon se zvogëlohen materiali, TVSH-ja e zbritshme dhe borxhi ndaj furnitorit.
  18. Te Analitika e furnitorit shihet që kthimi e zvogëlon borxhin për shtatëdhjetë euro e tetëdhjetë cent.
  19. Kjo ishte sa i përket kthimit të blerjes. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!

Ku gjendet: Blerjet › Dokumentet › Kthimet e blerjeve

Kthim i ri i blerjes në Finabit Web

Hapat ​

  1. + I ri.
  2. Zgjidhni Furnitorin dhe kontrolloni Njësinë dhe Datën.
  3. Te Nr. i Faturës shënoni numrin e dokumentit të kthimit ose të faturës origjinale.
  4. Shtoni artikujt e kthyer me sasinë dhe çmimin e blerjes.
  5. Ruaj.

Forma ​

Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e blerjes:

  • Të dhënat e faturës: Furnitori, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës dhe Trego më shumë për fushat shtesë.
  • Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin. Tab në rreshtin e fundit ose F9 shton rresht të ri.
  • Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat. Rabati dhe Zbritja 2/3 punojnë njësoj si te fatura: shih Rabati dhe zbritjet.
  • Të dhëna shtesë: dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
  • Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.

Për shpjegimin e fushave, shih Faturat e shitjes › Fushat: fushat janë të njëjta, vetëm partneri është furnitor.

Kujdes ​

  • Kthimi nuk lidhet automatikisht me faturën origjinale. Kontrolloni sasitë dhe çmimet sipas faturës.
  • Kontrolloni gjendjen e artikullit para kthimit, që stoku të mos dalë negativ.
  • Përdorni të njëjtin çmim dhe rabat si në faturën origjinale të blerjes. Shih Rabati dhe zbritjet.

Ku gjendet: tabi Furnitorët › Listat › Kthimet e Blerjes. Kthim i ri hapet me Furnitorët › I Ri › Kthim i Blerjes, ose nga menyja majtas Kthim Blerje.

Tabi Furnitorët në Finabit Desktop

Kthim i ri ​

Kthim i Blerjes (I Ri) në Finabit Desktop
  1. Klikoni Kthim i Blerjes te tabi. Hapet Kthim i Blerjes (I Ri); numri propozohet vetë (p.sh. KB102026001-1).
  2. Zgjidhni Furnitorin dhe kontrolloni Njësinë dhe Datën.
  3. Opsionet mbi tabelë: Kthim Malli (i shënuar, malli del nga stoku), Gjenero Faturë Blerje, Lejim, E avansuar.
  4. Në tabelë shtoni artikujt me Sasinë dhe Çmimin e blerjes.
  5. Te Fletëhyrja zgjidhni sipas nevojës fletëhyrjen me të cilën lidhet kthimi.
  6. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri, ose Ruaje dhe Paguaj.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Lista Kthimet e Blerjes tregon kthimet e regjistruara: Emri, Nr. i Fat., Data e Dok, Afati, Njësia, Vlera, TVSH, Gjithsejt, Paguar, Borxhi, Statusi.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit