Skip to content

Preferencat e Shfrytëzuesve ​

Vlerat e parazgjedhura që i trashëgon çdo shfrytëzues (kompania, decimalet, periudha e listave, fiskalizimi, POS…), dhe ndryshimet për shfrytëzues të veçantë.

Vetëm për administratorët

Ndryshimet këtu prekin të gjithë shfrytëzuesit e kompanisë. Ndryshojini vetëm nëse jeni administrator dhe e dini efektin.

Ku gjendet: Cilësimet › Administrimi › Preferencat e Shfrytëzuesve

Preferencat e Shfrytëzuesve në Finabit Web
  1. Pa zgjedhur shfrytëzues ndryshoni vlerat e parazgjedhura për të gjithë. Pranë shkruan sa shfrytëzues ka dhe sa kanë ndryshime.

  2. Parametrat janë të grupuar majtas: Përgjithshme, bankJournal, Listat e dokumenteve, Fatura, Fiskalizimi, Home, Pagesat, POS. Kërko një parametar e gjen sipas emrit.

  3. Për një shfrytëzues të veçantë, te Zgjidh shfrytëzuesin kërkoni sipas emrit ose rolit.

    Zgjedhja e shfrytëzuesit
  4. Hapet faqja e atij shfrytëzuesi: nën çdo parametër shkruan vlera parazgjedhur. Vetëm të ndryshuarat shfaq vetëm parametrat ku ky shfrytëzues ka vlerë tjetër; Kthe të gjitha i kthen në parazgjedhje.

    Preferencat e një shfrytëzuesi

Parametrat e shënuar KRITIKE (p.sh. Kompania e parazgjedhur) ndikojnë drejtpërdrejt në dokumente. Ndryshojini me kujdes.

Në Finabit Desktop preferencat e shfrytëzuesit caktohen te dritarja Preferencat (tabi Administrimi › Preferencat), tabi Lokale: printeri fiskal, llojet e raporteve të dokumenteve, decimalet, periudha e paracaktuar dhe opsionet e shitjes. Shih Preferencat Gjenerale.

Preferencat › Lokale në Finabit Desktop

Finabit Web dhe Desktop · Terabit