Skip to content

Detajet e Raporteve të Ndërrimeve ​

Dokumentet (kuponat) brenda ndërrimeve.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Terminet › Detajet e Raporteve të Ndërrimeve

Detajet e Raporteve të Ndërrimeve në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri, Ndërrimin dhe Listo sipas (Transaksioneve ose Detajeve).
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Filtro Arkë - Bankë
  • Transaksioneve
  • Detajeve

Butonat ​

ButoniÇka bën
Faturë e ReKrijon faturë të re.
Printo kuponat fiskalRiprinton kuponat fiskalë të dokumenteve të zgjedhura.
Profaturë e ReKrijon profaturë të re.

Kolonat ​

Njësia, Konsumatori, Nr Trans., Data, Ora, Paguar, Vl. Org, Zbritje, Vlera, Shfryëzuesi, Tavolina, Tipi i pagesës, Verejtje.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Terminet (shigjeta poshtë) › Detajet e Raporteve të Ndërrimeve.

Menyja Terminet te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Transaksionet. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri, Statusi, Ndërrimi dhe Listo sipas (Transaksioneve ose Detajeve).

    Detajet e Raporteve të Ndërrimeve në Finabit Desktop
  2. Printo kuponat fiskal riprinton kuponat e zgjedhur; Filtro Arkë - Bankë lë vetëm pagesat me arkë ose bankë.

  3. Kolonat: Njësia, Konsumatori, Nr Trans., Data, Ora, Paguar, Vl. Org, Rabat(%), Vlera, Shfrytëzuesi, Tavolina, Tipi i pagesës, Vërejtje; poshtë dalin totalet.

  4. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Faturë e Re, Edito, Profaturë e Re, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit