Skip to content

Mandat Pagese ​

Mandati i pagesës regjistron një dalje parash nga arka që nuk lidhet me faturë (p.sh. shpenzime të vogla, avans).

Ku gjendet: Arka dhe Banka › Transaksionet › Mandat Pagese

Mandat Pagese në Finabit Web
  1. Kontrolloni Datën dhe, sipas nevojës, shkruani Nr.
  2. Te Llogaria e arkës kërkoni dhe zgjidhni arkën (e detyrueshme).
  3. Te Llogaria zgjidhni llogarinë kundërshënuese (e detyrueshme), p.sh. llogarinë e shpenzimit.
  4. Shkruani Përshkrimin dhe Shumën (e detyrueshme).
  5. Klikoni Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.

Ku gjendet: tabi Arka dhe Banka › grupi Detaj i Ri › Mandat Pagese.

Tabi Arka dhe Banka në Finabit DesktopMandat Pagese në Finabit Desktop
  1. Te Arka zgjidhni arkën; kontrolloni Datën.
  2. Te Lloji zgjidhni llogarinë kundërshënuese, p.sh. llogarinë e shpenzimit. Lista tregon shifrën, emrin dhe llojin e llogarisë.
  3. Shkruani Përshkrimin dhe Vlerën.
  4. Klikoni Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit