Skip to content

Porositë për kuzhinë ​

Ekrani i porosive për kuzhinë/bar, sipas lokacionit të printimit.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Terminet › Porositë për kuzhinë

Porositë për kuzhinë në Finabit Web

Hapat ​

  1. Zgjidhni lokacionin e printimit (p.sh. Shank) në listën lart.
  2. Rifresko (sec) cakton pas sa sekondash rifreskohet ekrani (p.sh. 20).
  3. Ikona e zërit aktivizon sinjalin zanor për porositë e reja.
  4. Tabela tregon porositë: Ora, Sasia, Emërtimi, Njësia dhe Shfrytëzuesi. Poshtë del totali i sasisë; lart djathtas data dhe ora.

Shih edhe Porositë për Kuzhinë te POS.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Terminet (shigjeta poshtë) › Porositë për kuzhinë.

Menyja Terminet te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Hapet dritarja Tabela e porosive, në gjithë ekranin.

    Tabela e porosive në Finabit Desktop
  2. Rifresko (sec) cakton pas sa sekondash rifreskohet lista; ikona pranë saj aktivizon zërin për porositë e reja. Djathtas shihen data dhe ora.

  3. Kolonat: Ora, Sasia, Emërtimi, Njësia, Shfrytëzuesi; poshtë totali i sasisë.

  4. E mbyllni me X lart djathtas; te pyetja A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin? zgjidhni Yes.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit