Tema
Kategoritë
Kategoritë e pagës janë shtesat dhe ndalesat që hyjnë në llogaritjen e pagës: orët e rregullta, jashtë orarit, bonuset, ushqimi, akontacionet, festat etj.
Ku gjendet: Pagat & BN › Pagat › Kategoritë

Kolonat: Emri, Lloji, Koeficienti, I liruar nga tatimi, Vlera e parazgjedhur, Llogaria Debi, Llogaria Kredi. Shembull: Overtime (Ore, koeficienti 1.3), Akontacione (Vlera fikse, koeficienti -1, ndalesë).
Klikoni + I ri. Hapet Kategori e Re.

Shkruani Emrin dhe Shkurtesën.
Zgjidhni Llojin:
- Ore: llogaritet me orët × çmimin për orë × koeficientin;
- Vlera fikse: shumë fikse;
- Përqindje ose Përqindje pas netos: përqindje e pagës;
- Rrumbullaksim: rrumbullakim i pagës.
Shkruani Koeficientin: pozitiv për shtesa (p.sh. 1.3 për jashtë orarit), negativ për ndalesa (p.sh. -1 për akontacion).
Te I liruar nga tatimi zgjidhni Po për kategori që nuk tatohen. Te Caktohet për zgjidhni Punëtorit të caktuar ose Të gjithë punëtorëve.
Shkruani Vlerën e parazgjedhur, lini Aktive të shënuar, zgjidhni Llogarinë Debi dhe Kredi, dhe sipas nevojës Formulën dhe Përshkrimin.
Klikoni Ruaj.
Nëse dilni nga forma pa ruajtur, Finabit pyet Ndryshime të paruajtura: Largohu pa ruajtur e mbyll formën pa ruajtur, Qëndro ju kthen te forma.

Ku gjendet: tabi Paga & BN › grupi Veglat › Kategoritë.


Klikoni I Ri. Hapet Kategoria (I Ri).

Plotësoni Emrin e kategorisë, Shkurtesën, Llojin e kategorisë, Koeficientin, Vlerën e paracaktuar, I dedikohet, E liruar nga tatimet, llogaritë Debit e Kredi, Përshkrimin, Formulën dhe Aktive.
Ruaje & Mbylle.
Kur e mbyllni pa ruajtur me X, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll pa ruajtur.
Fshirja
- Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
- Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.