Tema
Minimumet e Artikujve
Artikujt që kanë rënë nën sasinë minimale (te kartela › Setings tjera › Sasia minimale), për porosi.
Ku gjendet: Raportet › Artikujt › Minimumet e Artikujve

Hapat
- Kjo listë nuk ka filtra periudhe: hapet menjëherë me të gjitha rreshtat.
- Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
- Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
- Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
- Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
- Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Gjenero | Llogarit listën e artikujve nën minimum. |
| Kartela e Porosive | Hap porositë për artikujt e zgjedhur. |
Kolonat
Njësia, Barkodi, Emërtimi, Grupi, Njësia matëse, Sasia në depo, Sasia Minimale, Sasia Maksimale, Për Porosi, Furnitori i Fundit, Shifra, Porositur, Porosi e Mbetur.
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Artikujt (shigjeta poshtë) › Minimumet e Artikujve.

Raporti hapet si tab Minimumet e artikujve. Lista shfaqet menjëherë, pa filtra.

Kolonat: Shifra, Barkodi, Emërtimi, Grupi, Njësia, Sasia në depo, Sasia Min, Sasia Max, Për porosi, Furnitori i fundit, Porositur, Porosi e mbetur; poshtë dalin totalet.
Butonat e listës janë te shiriti Lista: Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela, Gjenero Lëvizje Interne, Gjenero Fletëporosi të Lëv. Interne dhe Gjenero Fletëporosi të Blerjes (secili krijon dokument të ri nga sasitë nën minimum).