Tema
Printo Barkodet
Printon etiketat me barkod dhe çmim për artikujt.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Çmimet & Menytë › Printo Barkodet
- Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Printo Barkodet
Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Printo Barkodet

Hapat
Zgjidhni njësinë lart (Të gjitha njësitë ose një njësi), që çmimi të merret nga ajo njësi.

Te Kërko artikullin, emrin, barkodin… shkruani emrin, kodin ose barkodin.
Shënoni artikujt dhe te Kopje shkruani sa etiketa duhen për secilin.
Lart djathtas shihni numrin e artikujve dhe etiketave (p.sh. 2 artikuj · 4 etiketa), pastaj klikoni Printo.

Kolonat: Artikulli, Emërtimi, Barkodi, Çmimi, Kopje.
Ku gjendet: tabi Artikujt › butoni Veglat (shigjeta poshtë) › Printo Barkodet.

- Hapet dritarja Lista e Barkodeve. Lart zgjidhni Njësia dhe skemën e etiketës (p.sh. Barcode 1x1 Zebra).

- Shtoni artikujt në listë; Listo sipas barkodit i rendit sipas barkodit. Te kolona Sasia shkruani sa etiketa duhen për secilin.
- Shënoni artikujt te kolona Zgjedh dhe klikoni Printo Barkodet.
- Fshij heq rreshtin e zgjedhur; Rifresko dhe Eksporto në Excel janë po aty. Dritaren e mbyllni me X lart djathtas.