Skip to content

Detajet e Arkës/Bankës ​

Të gjitha lëvizjet e një llogarie të arkës ose bankës.

Raportet e arkës dhe bankës në Finabit Desktop1:49 · me zë dhe titra shqip
Teksti i videos
  1. Mirë se vini në Finabit Desktop. Në këtë video udhëzuese shohim raportet e arkës dhe bankës.
  2. Te tabi Raportet, butoni Raportet e Arkës dhe Bankës hap pesë raporte për kontrollin e parave.
  3. Te Detajet e Arkës ose Bankës zgjidhni periudhën, për shembull nëntorin.
  4. Pastaj zgjidhni llogarinë e arkës ose të bankës, për shembull dy mijë, Kesh paraja, dhe shtypni Vazhdo.
  5. Raporti tregon çdo pagesë me datë, numër, partner, debi, kredi dhe bilancin progresiv.
  6. Lart raportin e dërgoni me e-mail, e eksportoni në PDF ose e printoni.
  7. Te Arkat dhe Bankat sipas datës zgjidhni arkë ose bankë dhe datën.
  8. Raporti tregon gjendjen e çdo arke në datën e zgjedhur dhe totalin.
  9. Te Raporti ditor i Arkës zgjidhni arkë ose bankë, periudhën dhe llogarinë.
  10. Ditari i arkës tregon pagesat ditë për ditë, me qarkullimin e çdo dite.
  11. Në fund del saldo para, hyrjet, daljet dhe saldo në fund, me vend për nënshkrim.
  12. Detajet e transaksioneve të arkës dhe bankës japin listën e të gjitha pagesave.
  13. Kolonat tregojnë llojin, numrin, datën, ndërrimin, arkëtim ose pagesë, partnerin dhe vlerën.
  14. Te Detajet e llogarisë së arkës zgjidhni llogarinë.
  15. Kartela e llogarisë tregon gjendjen fillestare, çdo lëvizje dhe bilancin pas secilës.
  16. Kjo ishte sa i përket raporteve të arkës dhe bankës. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Arka dhe Banka › Detajet e Arkës/Bankës

Detajet e Arkës/Bankës në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën (p.sh. Shtator), datat dhe Llogarinë.
  2. Klikoni Gjenero raportin. Me llogarinë --Të gjitha-- raporti përfshin çdo llogari dhe zgjat rreth një minutë.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Printimi e hap për printim ose PDF.

Butonat ​

ButoniÇka bën
Gjenero raportinLlogarit raportin për llogarinë dhe periudhën e zgjedhur.

Kolonat ​

Tipi i Tran., Data, Numri, Përshkrimi, Emri, Llogaria, Debi, Kredi, Bilanci.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Raportet e Arkës dhe Bankës (shigjeta poshtë) › Detajet e Arkës/Bankës.

Menyja Raportet e Arkës dhe Bankës në Finabit Desktop
  1. Hapet dritarja Detajet e Arkës/Bankës. Zgjidhni Periudha (p.sh. Shtator 2026), Data prej–deri dhe Llogaria (ose --Të gjitha--).

    Detajet e Arkës/Bankës në Finabit Desktop
  2. Klikoni Vazhdo. Raporti hapet në dritaren e raporteve, me Eksporto ne PDF dhe PRINTO lart.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit