Skip to content

Çmimoret ​

Çmimoret (menytë) janë lista çmimesh të veçanta, p.sh. për konsumatorë të caktuar, për POS ose për një periudhë ofertash.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Çmimet & Menytë › Meny › Çmimoret
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Çmimoret

Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Meny › Çmimoret

Çmimoret te menyja Artikujt në Finabit Web

Kolonat e listës: Emërtimi, Përshkrimi, Ka Interval, Aktive, Prej datës, Deri më datë. Butoni Detajet e Çmimoreve tregon artikujt e të gjitha çmimoreve.

Krijimi i një çmimoreje ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet faqja Çmimore e re.

    Faqja Çmimore e re
  2. Shkruani Emërtimin (i detyrueshëm) dhe Përshkrimin.

  3. Zgjidhni opsionet (shih më poshtë). Aktive dhe Paraqit në POS janë të shënuara.

  4. Shtoni artikujt. Shto artikuj hap dritaren ku kërkoni dhe shënoni disa artikuj njëherësh, pastaj Shto të zgjedhurit. Shto rresht shton një rresht bosh; Importo Excel merr artikujt nga skedari.

    Dritarja Shto artikuj
  5. Te çdo rresht plotësoni Çmimin, Çmimin 2, Zbritja% dhe Zbritja2%. Çmimi neto llogaritet vetë.

  6. Me Zgjedh Konsumatorët shënoni konsumatorët për të cilët vlen çmimorja dhe klikoni Konfirmo. Zgjidh të gjitha i shënon të gjithë.

    Dritarja Zgjedh Konsumatorët
  7. Me Zgjedh Njësitë shënoni njësitë (depot/pikat e shitjes) ku vlen çmimorja dhe klikoni Konfirmo.

    Dritarja Zgjedh Njësitë
  8. Klikoni Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.

Opsionet ​

OpsioniÇka bën
AktiveÇmimorja përdoret.
Merre vetëm RabatinNga çmimorja merret vetëm zbritja, jo çmimi.
Vetëm njësinë e dytëÇmimet vlejnë për njësinë e dytë të artikullit (p.sh. pako).
Paraqit në POSÇmimorja del në arkat POS.
Ka IntervalVlen vetëm mes dy datave.

Kolonat e artikujve ​

Artikulli, Çmimi, Çmimi 2, Zbritja %, Zbritja 2 %, Çmimi neto (llogaritet), Sasia min., Pref. (i preferuar), Lokacioni, Barkodi. Ndrysho në grup ndryshon rreshtat e zgjedhur njëherësh.

Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Çmimoret. Lista hapet si tab Çmimoret.

Menyja Veglat te tabi Artikujt në Finabit DesktopLista Çmimoret në Finabit Desktop

Kolonat: Emri, Përshkrimi, Ka Interval, Njësia, Data e fillimit, Data e mbarimit, Koha e fillimit, Koha e mbarimit. Shiriti ka edhe Detajet e Çmimoreve dhe Dërgo e-mail.

Çmimore e re ​

  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Çmimore (I Ri).
  2. Shkruani Emërtimin dhe Përshkrimin. Aktive dhe Paraqit në POS janë të shënuara.
  3. Me Zgjedh Konsumatorët caktoni për cilët konsumatorë vlen. Opsionet Merre vetëm Rabatin dhe Vetëm njësinë e dytë sipas nevojës.
  4. Për çmimore me kohë të kufizuar shënoni Ka Interval: caktoni Datën (Prej/Deri), Orën (Fillon në/Mbaron në), ditët e javës dhe me Zgjedh Njësitë njësitë.
  5. Shtoni artikujt në tabelë (ose me Importo Artikujt / Importo të dhëna nga Exceli) dhe shkruani Çmimin, Çm.sh. 2, Zbritje dhe Zbritja 2.
  6. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.
Çmimore (I Ri) në Finabit Desktop

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit