Skip to content

Paneli dhe veçoritë ​

Butonat lart ​

ButoniÇfarë bën
Historiku i bisedavehap bisedat e mëparshme dhe faqet Detyrat e planifikuara, E-maili, Faturimi dhe Diagnostika
Bisedë e re (+)fillon një bisedë të re
Bashkëngjit një pamje të kësaj faqeje (kamera)bashkëngjit në bisedë pamjen e faqes ku jeni
Rifreskorifreskon panelin
Fikso panelinpaneli qëndron i hapur anash ndërsa punoni
Mbyllmbyll panelin

Fusha e mesazhit ​

  • + bashkëngjit foto ose PDF (p.sh. faturë ose ekstrakt). Foton mund ta ngjitni edhe me Ctrl+V.
  • Mikrofoni e shndërron zërin tuaj në tekst.
  • Biseda me zë (butoni i fundit) ju lejon të flisni me asistentin drejtpërdrejt. Shihni Asistenti me zë.
  • Enter e dërgon mesazhin.

Pamja e faqes ​

Butoni me kamerë bashkëngjit pamjen e faqes ku jeni. Pastaj pyetni për të, p.sh. Çfarë tregon kjo faqe? ose Pse më del ky gabim?

Pamja e faqes e bashkëngjitur në bisedëAsistenti e shpjegon faqen

Historiku i bisedave ​

Bisedat ruhen. Te Historiku i bisedave klikoni një bisedë për ta hapur përsëri; me ikonat pranë saj e riemërtoni ose e fshini. Fshi të gjitha i fshin të gjitha bisedat.

Historiku i bisedave

Detyrat e planifikuara ​

Detyrat krijohen në bisedë, p.sh. çdo të hënë më dërgo shitjet e javës në email. Faqja tregon:

  • detyrat e planifikuara;
  • listën tuaj të detyrave: kujtesat që i krijoni me më kujto të…;
  • Çka mban mend asistenti: shënimet që asistenti i lexon në çdo bisedë (shih Kujtesa e asistentit);
  • veprimet e lejuara gjithmonë: veprimet për të cilat keni klikuar Lejo gjithmonë. Ato kryhen pa kartelë konfirmimi, por regjistrohen në auditim. Me Hiq kthehet konfirmimi.
Detyrat e planifikuara dhe veprimet e lejuara gjithmonë

Kujtesa e asistentit ​

Asistenti mban mend gjëra të qëndrueshme për ju, që të mos i përsërisni në çdo bisedë: kontabilistin dhe e-mail-in e tij, formatin që e doni për raportet, njësinë ku punoni zakonisht. Kujtesa është e juaja: përdoruesit e tjerë nuk e shohin.

Thuajini në bisedë, p.sh.:

  • Mbaje mend: raportet m'i jep gjithmonë edhe në Excel.
  • Mbaje mend që kontabilisti im është Arbeni, arben@firma.com.
  • Çka mban mend për mua?
  • Harroje shënimin për Excel-in.
Asistenti e ruan shënimin në kujtesë

Shënimet shihen te Detyrat e planifikuara, në pjesën Çka mban mend asistenti. Aty mund të shtoni një shënim me Shto, ose ta ndryshoni dhe ta fshini me ikonat pranë tij.

Pjesa Çka mban mend asistenti te Detyrat e planifikuara

Asistenti nuk ruan kurrë në kujtesë shifra të Finabit-it, fjalëkalime, PIN-e apo numra kartelash dhe llogarish bankare.

E-maili ​

Te E-maili lidhni Gmail-in ose Outlook-un tuaj, që asistenti t'i gjejë faturat dhe ekstraktet në e-mail. Shih E-maili (Gmail dhe Outlook).

Faturimi ​

Tregon mesazhet e shfrytëzuara këtë muaj, pakon, limitin dhe pagesat e Finabit AI. Me Ndrysho pakon ndryshohet pakoja.

Faturimi i asistentit

Diagnostika ​

Tregon nëse asistenti është i lidhur me Finabit, sa vegla ka në dispozicion dhe thirrjet e fundit me statusin e tyre. Ndihmon kur asistenti nuk përgjigjet si duhet.

Diagnostika e asistentit

Fiksimi i panelit ​

Me Fikso panelin paneli qëndron anash dhe faqja e Finabit ngushtohet, që të punoni dhe të pyesni njëkohësisht. Klikoni përsëri për ta hequr fiksimin.

Paneli i asistentit i fiksuar anash faqes

Finabit Web dhe Desktop · Terabit