Skip to content

Administratorët e konsolës (Administrators) ​

Llogaritë e personave që punojnë në konsolën e platformës. Vetëm Super admin e sheh këtë faqe.

Ku gjendet: menyja Administrators (/platform/admins)

Administrators

Kartat lart: Accounts, Active, Super admins, Locked out.

KolonaÇka tregon
AdministratorEmri dhe e-mail-i
RoleRead only, Approver ose Super admin (shih rolet)
StatusActive / Disabled, Locked (i bllokuar nga tentimet e gabuara), Must reset (duhet ta ndërrojë fjalëkalimin), No email
Last sign-inHyrja e fundit ose Never

Administrator i ri ​

New administrator
  1. Klikoni New administrator.
  2. Plotësoni:
    • Login name: emri i hyrjes, të paktën 3 karaktere (p.sh. e-mail-i).
    • Display name: emri që shfaqet (opsional).
    • Email: i detyrueshëm, sepse kodet e hyrjes dërgohen aty.
    • Temporary password: të paktën 8 karaktere. Në hyrjen e parë administratori e ndërron vetë.
    • Role: Read only, Approver ose Super admin.
  3. Klikoni Create.

Jepjani administratorit fjalëkalimin e përkohshëm në mënyrë të sigurt.

Ndryshimet ​

Te menyja … e çdo administratori (zbatohen menjëherë):

  • Make …: ndërron rolin (p.sh. Make Approver).
  • Unlock: e zhbllokon llogarinë pas tentimeve të gabuara.
  • Disable account / Enable account: e ndalon ose e rikthen llogarinë.

Llogaritë nuk fshihen; një administrator që nuk punon më çaktivizohet me Disable account.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit