Skip to content

Finabit AI ​

Finabit AI e lidh Finabit-in me ChatGPT ose Claude. E pyetni asistentin me fjalë të thjeshta për shitjet, borxhet, stokun, arkën dhe bankën ose kontabilitetin, dhe ai i lexon të dhënat direkt nga Finabit. Mund të fusë edhe fatura, pagesa dhe ekstrakte bankare, gjithmonë pasi t'ia konfirmoni.

Brenda Finabit Web, të njëjtat veçori i ka edhe Asistenti në shiritin e sipërm.

Asistenti punon me të drejtat e përdoruesit tuaj në Finabit. Qasjen e aprovon administratori te Qasja në MCP.

Lidhja me ChatGPT ​

Kompania duhet të jetë e lidhur më parë me cloud: shih Lidhja me Cloud.

Finabit në ChatGPT: lidhja dhe pyetjet për kompaninë4:35 · me zë dhe titra shqip
Teksti i videos
  1. Mirë se vini në Finabit. Në këtë video udhëzuese shohim: si lidhet Finabit me ChatGPT, dhe si i bëni pyetje për kompaninë tuaj.
  2. Për ta lidhur Finabit me ChatGPT, hapni ChatGPT dhe zgjidhni Plugins në menynë anësore.
  3. Klikoni Add lart djathtas, pastaj Add custom MCP server.
  4. Te Name shkruani Finabit. Te Connection, me Server URL, shkruani adresën https://mcp.finabit.com/mcp. Authentication mbetet OAuth.
  5. Shënoni I understand and want to continue dhe klikoni Create. Pastaj, te dritarja Connect Finabit, klikoni Connect Finabit.
  6. Hapet faqja Sign in to Finabit. Shkruani emrin e kompanisë te Tenancy name, përdoruesin dhe fjalëkalimin tuaj të Finabit Web, dhe klikoni Authorize.
  7. Herën e parë, qasja duhet të aprovohet nga administratori i Finabit. Deri atëherë shfaqet faqja Waiting for your administrator.
  8. Administratori hap Finabit Web, Cilësimet, pastaj Siguria, Qasja në MCP, dhe klikon Aprovo te kërkesa e ChatGPT.
  9. Pastaj kthehuni te faqja e pritjes dhe rifreskoni. Finabit lidhet me ChatGPT dhe shfaqet te Plugins.
  10. Tani shkruani pyetjen në bisedë dhe zgjidhni Finabit. Nëse keni më shumë kompani, shkruani edhe emrin e kompanisë, për shembull: Më jep faturat e shitjes për këtë muaj për kompaninë KompTest.
  11. Finabit kthen faturat e shitjes së muajit: totalin, sa është paguar dhe sa ka mbetur, dhe listën e faturave me klientin dhe statusin.
  12. Mund të kërkoni edhe detajet e të gjitha faturave, me artikujt, sasitë, çmimet dhe TVSH-në.
  13. Pyetja tjetër: Tani më jep faturat e blerjes. Shfaqen faturat e furnitorëve, me artikujt, dhe krahasimi me shitjet e këtij muaji.
  14. Kush më detyrohet? Finabit tregon borxhin e secilit klient dhe faturat e papaguara, me afatet e pagesës.
  15. Dhe për stokun: Sa stok kam për secilin artikull? Shfaqet gjendja e çdo artikulli, me krahasim vizual.
  16. Mund ta pyesni ChatGPT edhe se çfarë mund t'i kërkoni për ndihmë në Finabit.
  17. ChatGPT jep tridhjetë kërkesa praktike, të ndara në gjashtë kategori. Klikoni mbi cilëndo për ta provuar.
  18. Shitjet dhe faturimi: krijimi i faturave, leximi i faturës nga fotografia, shitjet sipas muajve, dhe artikujt e klientët me shitjet më të mëdha.
  19. Importimi i dokumenteve: faturat e blerjes nga PDF ose fotografia, artikujt nga Excel, ekstrakti bankar, dhe klientët e furnitorët.
  20. Klientët, borxhet dhe pagesat, si dhe stoku: rikujtesat për pagesë, regjistrimi i pagesave, stoku nën minimum, dhe artikujt për porosi.
  21. Kontabiliteti, financat dhe ATK, si dhe punonjësit: bilanci, librat e TVSH-së, pagat, dhe dërgimi i faturave me email ose WhatsApp.
  22. Kjo ishte sa i përket lidhjes së Finabit me ChatGPT. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!
  1. Në ChatGPT hapni Plugins në menynë anësore, klikoni Add lart djathtas, pastaj Add custom MCP server.
  2. Te Name shkruani Finabit, te Connection (Server URL) shkruani https://mcp.finabit.com/mcp. Authentication mbetet OAuth.
  3. Shënoni I understand and want to continue, klikoni Create, pastaj Connect Finabit.
  4. Te Sign in to Finabit shkruani kompaninë (Tenancy name), përdoruesin dhe fjalëkalimin e Finabit Web dhe klikoni Authorize.
  5. Herën e parë shfaqet Waiting for your administrator. Administratori hap Cilësimet › Siguria › Qasja në MCP dhe klikon Aprovo. Pastaj rifreskoni faqen e pritjes: Finabit shfaqet te Plugins.

Pyetje shembull ​

Shkruani pyetjen në bisedë dhe zgjidhni Finabit. Kur keni më shumë kompani, shkruani edhe emrin e kompanisë.

PyetjaÇka kthen
Më jep faturat e shitjes për këtë muaj për kompaninë KompTestFaturat e muajit, totali, e paguara dhe e papaguara
Më shfaq detajet e të gjitha faturave të shitjesArtikujt, sasitë, çmimet dhe TVSH-ja e secilës faturë
Tani më jep faturat e blerjesFaturat e furnitorëve dhe krahasimi me shitjet
Kush më detyrohet?Borxhi i secilit klient dhe faturat e papaguara
Sa stok kam për secilin artikull?Gjendja e stokut për çdo artikull
Më jep bruto bilancin sintetik të këtij viti si PDFRaporti si PDF me kokën e kompanisë, për ta hapur ose shkarkuar
Dërgoja kontabilistit analitikën e klientit Beta Market për tetorinRaporti dërgohet me e-mail nga e-mail-i i kompanisë në Finabit, pas konfirmimit
Kryeji pagat e nëntorit nga hapja deri te mbylljaPeriudha hapet, pagat kontabilizohen, kontrollohet debi = kredi dhe periudha mbyllet
Rrite pagën me 5% për të gjithë punëtorët aktivë. Vetëm provoTabela me pagën aktuale dhe të renë për çdo punëtor, pa ruajtur asgjë
Më trego se çfarë mund të kërkoj nga ChatGPT për ndihmë në Finabit30 kërkesa praktike në 6 kategori: shitjet dhe faturimi, importimi i dokumenteve, klientët dhe borxhet, stoku, kontabiliteti dhe ATK, punonjësit dhe komunikimi

Finabit AI – ndihma

Lidhja me ChatGPT dhe Claude, hyrja, çdo veglë me shembuj dhe problemet e shpeshta: aihelp.finabit.com. Shembujt me veglat e reja: Të rejat: shembuj praktikë.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit