Skip to content

Pyetjet dhe raportet ​

Asistenti zgjedh vetë veglën ose raportin e duhur. Leximet nuk ndryshojnë asgjë në Finabit.

Si të pyesni ​

Përgjigjet janë më të sakta kur e thoni:

  • periudhën: muaji aktual, një interval datash, një vit ose një ditë;
  • partnerin, artikullin ose njësinë: një klient, furnitor, produkt ose depo;
  • grupimin: sipas muajve, sipas ditëve, top 10;
  • arkën ose bankën, kur pyetja është për pagesat.

Shembuj:

  • Si shkoi shitja dje?
  • Sa kemi shitur këtë vit, sipas muajve?
  • Cilët klientë kanë borxh me vonesë mbi 90 ditë?
  • Cilat fatura të hapura ka klienti X?
  • Sa kemi në stok nga artikulli X, sipas njësive?
  • Sa para kemi sot në banka dhe në arkë?
  • Kush ka paguar javën e kaluar?
  • Si krijohet një kthim shitjeje në Finabit Web?

Përgjigje të vërteta për shumë nga këto pyetje, me foto nga paneli, gjenden te Shembuj me asistentin.

Këshilla

  • Për periudha të gjata kërkoni të dhëna të grupuara (sipas muajit ose klientit), jo lista me shumë rreshta.
  • Nëse përgjigja duket e çuditshme, pyetni cilën veglë përdori dhe me cilët parametra; asistenti e tregon dhe e korrigjon.

Përgjigjet: shifrat, tabelat dhe grafikët ​

Përgjigja mund të ketë shifra kryesore, tabela dhe grafikë. Poshtë saj shihen veglat që u përdorën (p.sh. Shitjet, Raport).

Përgjigje me shifra dhe tabelëPërgjigje me grafik të të ardhurave

Te tabela, Hap e hap tabelën të plotë, me kërkim në tabelë dhe eksport në CSV.

Tabela e hapur e plotë, me kërkim dhe CSV

Çfarë lexon asistenti ​

Rreth 60 raporte të Finabit lexohen pa pasur nevojë t'i dini emrat ose kodet e tyre. Raporti hapet vetëm nëse roli juaj ka të drejtë ta shohë. Shumat janë në euro.

FushaShembuj
Shitjet dhe blerjetshitjet dhe blerjet sipas periudhave, detajet, përmbledhja ditore, artikujt më fitimprurës, sipas shitësve, njësive, furnitorëve apo grupeve
Klientët, furnitorët dhe borxhetkërkimi i partnerëve, faturat e hapura, faturat e papaguara si PDF ose me email, borxhet sipas vjetërsisë, kartela e partnerit
Artikujt dhe stokugjendja në stok (edhe në një datë), artikujt nën minimum, artikujt që skadojnë, kartela e artikullit
Arka dhe bankagjendja e arkave dhe bankave, lëvizjet ditore, pagesat
Kontabilitetifitimi dhe humbja, bilanci, bruto bilanci, lëvizjet e kontove, sipas njësive ose projekteve, kontrollet para mbylljes, librat e shitjeve dhe blerjeve, TVSH-ja
Pagat, mjetet themelore, buxhetipagat, punonjësit, kontratat e punës, pushimet, check-in-et, mjetet themelore me zhvlerësim, buxheti kundrejt realizimit
Kontratatkontratat me furnitorët, rabatet, kontratat me këste dhe të shërbimeve
Dokumentetkërkimi i dokumenteve, shfaqja e tyre dhe skanimet e bashkëngjitura

Pyetjet për përdorimin e Finabit ​

Për pyetje si Si krijohet një faturë shitjeje? asistenti jep hapat dhe lidhjet te artikujt e kësaj faqeje ndihme.

Udhëzimet e asistentit me lidhjet te artikujt e ndihmës

Finabit Web dhe Desktop · Terabit