Skip to content

Kompanitë (Companies) ​

Këtu aprovoni regjistrimet e reja dhe menaxhoni çdo kompani: gjendjen, planin, numrin e shfrytëzuesve, qasjen, sigurinë dhe administratorët e saj.

Ku gjendet: menyja Companies (/platform/companies)

Gjendjet e kompanisë ​

Kompanitë regjistrohen vetë. Çdo regjistrim i ri hyn si Waiting dhe askush nga ajo kompani nuk mund të hyjë derisa ta vendosni.

GjendjaKuptimiVeprimet
WaitingRegjistrim i ri që pret vendimApprove, Reject
ActiveKompania punon normalishtSuspend
SuspendedQasja është ndalur për të gjithëReactivate
RejectedRegjistrimi është refuzuarReactivate

Përveç gjendjes, një kompani mund të jetë Archived: fshihet nga lista dhe hyrja bllokohet, por asgjë nuk fshihet. Kompania kthehet me Restore. Konsola nuk ka veprim për fshirjen e kompanisë.

Lista ​

Lista e kompanive
  • Kërkimi: "Search company, handle or contact" (emri, shkurtesa ose e-mail-i i kontaktit).
  • Filtrat: All, Waiting, Active, Suspended, Rejected. Lista hapet me Waiting; kur s'ka asnjë në pritje, hapet me All.
  • Export: shkarkon në CSV kompanitë e faqes aktuale.
  • Kur ka kompani në pritje, sipër listës shfaqet njoftimi "… is waiting for approval" me Review dhe Approve.
KolonaÇka tregon
CompanyEmri, shkurtesa (handle), e-mail-i i kontaktit; etiketa Archived nëse është arkivuar
PlanPlani ose No plan; sa ditë provë kanë mbetur ose past due
Seats usedShfrytëzuesit aktivë ndaj maksimumit (bëhet portokalli në 80%, e kuqe kur arrihet)
AccessWeb dhe MCP (të vizatuara me të kuqe kur janë të ndalura), IP restricted, ose Pending approval / Sign-in blocked
StatusGjendja dhe që kur

Te çdo rresht, menyja … ka Open, Subscription, Users dhe, sipas gjendjes, Reject, Suspend ose Reactivate. Klikimi i rreshtit hap kartelën e kompanisë.

Aprovimi, refuzimi, ndalja dhe riaktivizimi ​

  1. Klikoni Approve, Reject, Suspend ose Reactivate (në listë ose poshtë në kartelën e kompanisë).
  2. Në dritaren që hapet shkruani arsyen te Reason. Për Reject dhe Suspend arsyeja është e detyrueshme; për të tjerat jo. Arsyeja ruhet te kompania dhe në Audit log.
  3. Konfirmoni me butonin e veprimit; Cancel e mbyll pa ndryshuar.
VeprimiEfekti
ApproveKompania mund të hyjë dhe agjenti i saj mund të lidhet.
RejectRegjistrimi refuzohet; askush nga kompania nuk mund të hyjë.
SuspendQasja ndalet menjëherë për të gjithë shfrytëzuesit e kompanisë.
ReactivateQasja i rikthehet kompanisë.

Kartela e kompanisë ​

Hapet në të djathtë kur klikoni një kompani. Lart: emri, gjendja, gjendja e planit (Trial, Active, Past due, Cancelled), shkurtesa, kontakti dhe data e regjistrimit. Ka gjashtë skeda.

Kartela e kompanisë: Overview

Overview ​

Handle, Contact, Requested (kur u regjistrua), Reviewed (kur dhe kush e vendosi), Users (aktivë dhe gjithsej), Agents (Online, Offline me kohën e fundit, ose None registered), Database (serveri dhe baza) dhe shënimi i vendimit (Review note).

Subscription ​

Kartela e kompanisë: Subscription
  • Current plan: plani, çmimi mujor dhe kur mbaron prova ose kur rinovohet.
  • Seats: sa vende janë përdorur. "At the cap — the next user will be refused." do të thotë që shfrytëzuesi i ardhshëm nuk mund të krijohet.
  • Seat override: maksimumi i shfrytëzuesve vetëm për këtë kompani (1 ose më shumë). Bosh = vendos plani. Ruhet kur dilni nga fusha. Maksimumi që vlen: ky numër, përndryshe numri i planit, përndryshe pa kufi.
  • Change plan: zgjidhni Plan (ose No plan) dhe Status, pastaj Apply.
    • Automatic: nëse plani ka ditë prove, kompania fillon në Trial; përndryshe në Active për një muaj.
    • Mund të zgjidhni edhe vetë Trial, Active, Past due ose Cancelled.
  • Included in …: çka përfshin plani (vendet, Web access, MCP / Assistant, IP allowlist).
  • Subscription history: ndryshimet e fundit të planit dhe të vendeve.

Pagesat

Konsola nuk mbledh pagesa. Çmimet janë ato që kontraktohen me planin.

Access ​

Kartela e kompanisë: Access

Çdo ndryshim ruhet menjëherë.

  • Web access: hyrja në Finabit Web për kompaninë.
  • MCP / Assistant: hyrja në Finabit AI (ChatGPT, Claude).
  • Allowed networks: adresat IP ose rrjetet nga të cilat lejohet hyrja, të ndara me presje, p.sh. 203.0.113.4, 10.0.0.0/8. Bosh = pa kufizim. Hyrja nga kudo tjetër refuzohet. Një shënim i gabuar nuk ruhet.

Security ​

Kartela e kompanisë: Security

Të njëjtat cilësime që administratori i kompanisë i ka te Cilësimet e sigurisë. Ndryshoni dhe klikoni Save. Poshtë shkruhet kush i ruajti herën e fundit.

SeksioniCilësimet
Sign-in from new devicesRequire approval for new devices; mënyra: Admin approves, E-mail code ose Authenticator app; sa ditë vlen pajisja e besuar; pas sa ditësh mospërdorimi MCP kërkon aprovim përsëri (standard 90); sa orë pret një kërkesë (standard 24); Idle timeout (minuta pa aktivitet, 0 = joaktiv)
Passwords and lockoutGjatësia minimale (standard 8); sa fjalëkalime të fundit nuk përsëriten (standard 3); bllokimi pas N tentimeve të gabuara për N minuta (standard 5 / 15); Letters and numbers required; sa ditë ruhet regjistri i veprimeve (standard 365)
Request notificationsE-mail sigurie për shfrytëzuesit; përmbledhja javore për administratorët; njoftimi i administratorëve të kompanisë; njoftimi i shfrytëzuesit që po hyn; adresa shtesë që marrin çdo kërkesë
Finabit supportAllow screen sharing with Finabit support dhe Allow desktop support (RustDesk): lejojnë ndihmën në distancë

Users ​

Kartela e kompanisë: Users

Shfrytëzuesit e kompanisë: emri, e-mail-i, roli (Primary admin, Admin, User), gjendja dhe data e krijimit.

  • Make admin / Remove admin: administratori i kompanisë aprovon hyrjet nga pajisjet e reja dhe merr e-mail-at e aprovimit.
  • Make primary: e bën shfrytëzuesin administrator kryesor; e-mail-i i kompanisë kalon në adresën e tij. Administratori kryesor i mëparshëm mbetet Admin. Shfrytëzuesi duhet të ketë e-mail.
  • Administratori kryesor nuk mund të hiqet nga Admin; së pari bëni dikë tjetër kryesor.

Këto veprime zbatohen menjëherë.

Audit ​

Kartela e kompanisë: Audit

100 veprimet e fundit për këtë kompani: When, Action, By, Detail.

Poshtë kartelës ​

  • Export data: shkarkon në JSON regjistrimin e kompanisë, shfrytëzuesit dhe regjistrin e veprimeve (jo të dhënat e kontabilitetit).
  • Approve, Reject, Suspend, Reactivate: sipas gjendjes.
  • Archive / Restore (vetëm Super admin): zbatohen menjëherë, pa pyetje.

Shih edhe ​

Finabit Web dhe Desktop · Terabit